Hamilton triumfon në Kanada

Piloti i McLaren, Lewis Hamilton, ka fituar në garën për çmimin e madh të Kanadasë në Montreal.
Humbësit më të mëdhenj të kësaj gare ishin kampioni aktual Sebastian Vettel dhe piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, të cilët zunë pozitat katër dhe pesë, respektivisht.
Vettel filloi nga pozita e parë dhe udhëhoqi deri në xhiron e 18-të, ndërsa drama e vërtetë filloi nga xhiroja e 50-të, kur Hamilton i ndërroi për dytën herë gomat dhe mbeti pas Alonsos dhe Vettelit, të cilët vazhduan pa hyrë në boks dhe filluan të humbnin sekonda pasi që gomat e tyre ishin harxhuar. Vettel, megjithatë në fund i ndërroi gomat, por përfundoi vetëm i katërti.
Së bashku me Hamilton në podium u ngjitën edhe Romain Grosjean (Lotus) dhe Sergio Perez (Sauber).
Rezultatet e garës në Kanada:
1. Hamilton (McLaren-Mercedes) 1:32:29.586
2. Grosjean (Lotus-Renault) +2.513
3. Perez (Sauber-Ferrari) +5.260
4. Vettel +7.295
5. Alonso (Ferrari) +13.411
6. Rosberg (Mercedes) +13.842
7. Webber +15.085
8. Raikkonen (Lotus-Renault) +15.567
9. Kobayashi (Sauber-Ferrari) +24.432
10. Massa (Ferrari) +25.272
Renditja e pilotëve
1. Hamilton – 88
2. Alonso – 86
3. Vettel – 85
4. Webber - 79