Partia Republikane prezanton kandidatet e Tiranes
Partia Republikane prezantoi dje ne nje konference te zhvilluar ne ambjentet e Hotel Sheraton, kandidatet e Partise Republikane, qe garojne per QarkunTirane. Ne kete takim, ku merrnin pjese kryetari i PR-se zoti Fatmir Mediu, anetarët e kryesise se Partise Republikane, drejtues te rinj e te hershem te kesaj force, drejtues te shtabeve zonale, etj, u theksua me force angazhimi maksimal i te gjitha strukturave te këtij qarku, per nje rezultat konkret ne zgjedhjet e 23 qershorit.
Ne fjalen e tij, kryetari Mediu, u shpreh se Partia Republikane vjen ne kete koalicion, jo per te marre por per te dhene dhe kete e e ben realitet me idete dhe njerezit e saj te mrekullueshem.
Ne listen shumemerore te kandidateve te Tiranes, spikasnin emra te njohur nga te gjitha fushat si biznesi, sporti, shoqëria civile, shoqatat e pronareve etj.