E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama, jashte nga politika

TIRANE - Qe nga qyteti periferia i Tiranes, kreu i mazhorances ka shtuar dozen e akuzave ndaj kryebashkiakut, njeheresh kryetari i PS, Edia Rama per mungesen e puneve ne bashkine qe drejton. Kryeministri Sali Berisha sulmoi Ramen nga Kamza, te cilen e zgjodhi dje per te peruruar disa investime te qeverise ne kete zone. Berisha ishte dje i pranishem ne ceremonine e inaugurimit te disa investimeve te rendesishme ne Bashkine e Kamzes, me vlere rreth 850 milion leke. Gjate ketyre perurimeve, kreu i Qeverise theksoi se kryetari i Bashkise se Tiranes, Rama e ka lene pas dore punet ne periferi te qytetit te Tiranes, kjo edhe per arsye se "Edi Rama eshte prane humbjes dhe terheqjes nga politika". Sipas Berishes, do te jene zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vota e qytetareve ato qe do te nxjerrin ate jashte nga politika.

Rruget

Gjate vizites ne Bashkine e Kamzes, Kryeministri Berisha mori pjese dje edhe ne ceremonine e perurimit te perfundimit te Fazes se pare te rruges "Lagjja e Korcareve". Rruga qe lidh Laknasin me Tiranen eshte investim me vlere 76 milion leke. Sipas Berishes, kreu i Bashkise se Tiranes, Rama e ka harruar periferine dhe banoret e saj, pasi investimet jane perqendruar vetem ne qendren e kryeqytetit. Kreu i qeverise, deklaroi se se shpejti Edi Rama me humbjet qe ka pesuar pritet te dale nga politika dhe per kete vemendja e tij nuk eshte perqendruar te rruget. "Ne rast se do ta linim Edi Ramen per ta shtruar rrugen, me pare mund te ndodhe dalja e tij nga politika, qe mesa duket po afrohet, sasa do te asfaltohej rruga. Keto muaj po na cojne drejt zgjedhjeve, prandaj ai eshte i shqetesuar, duke kaluar nga nje deshtim ne tjetrin," deklaroi Kryeministri Berisha gjate vizites se tij ne Kamze. Gjate vizites se tij ne kete zone, kryeministri Berisha inauguroi edhe rrugen Bathore-Zallherr. Rruga, 3.5 kilometra deri ne Boville, eshte investim prej 51 milion leke.

Investimet

Kryeministri Berisha deklaroi dje gjate vizites se tij ne Kamze se qeveria qe ai drejton ka angazhuar per Tiranen 160 milione dollare. Sipas tij, Qeveria ka pergatitur investime per kanalizimet me rreth 120 milione dollare, investime per unazen e re te Tiranes me rreth 50 milione dollare, ka akorduar per shkollat e Tiranes 2.5 miliarde leke, i ka akorduar per Ujesjelles-Kanalizimet 1 miliarde leke. Sipas Berishes, qeveria do te beje cdo investim per te shnderruar Bathoren ne nje prej lagjeve me moderne te Tiranes. Kreu i Qeverise deklaroi se keto te mira kryeqytetit kurrsesi nuk mund t'ia jape kurrsesi Edi Rama, i cili eshte kryetari me korrespondence iBashkise se Tiranes. "Une dua t'i them: Zoti Kryetar, me shpifjen, mashtrimin, trillimin qe i ke shnderruar ne shtyllat kryesore te politikes tende, je pa asnje te ardhme. Zoti Kryetar, nuk ka ilace, nuk ka sulfate qe te ulin temperaturen tende te madhe. Ti je i pashprese. Ndaj behu burre dhe priti me durim zgjedhjet, qe te marresh verdiktin e qytetareve shqiptare", deklaroi Berisha ne lidhje me kreun e PS-se, Edi Rama. Sipas tij, shqiptaret kane mencurine per te dalluar qarte se kush mban premtimin, se kush thote te verteten dhe se kush perpiqet t'ju mbushe mendjen me shpifje, trillime dhe mashtrime. Ai e ka akuzuar Ramen dhe per mungesen e investimeve ne shkolla. "Perse i dogji fondet per ndertimin e shkollave kryetari i Bashkise se Tiranes? Ai i dogji fondet sepse nuk jane banoret e Tiranes. Por kur qeveria ia ka dhene parate dhe ai nuk zgjidh problemin e shkollave, cfare problemi mund t'i zgjidhe ai Shqiperise, sic pretendon. Kjo eshte Shqiperia po ra ne duart e tij", tha ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›