E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: Berisha, shkarko Barken

TIRANE - Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut dorezoi diten e djeshme tek Kryeministri Berisha edhe kerkesen per largimin e ministrit aktual te Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Kosta Barka. Lajmin e konfirmoi diten e djeshme per gazeten "Koha Jone" edhe kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule, i cili theksoi se "dje zyrtarisht, Kryeministrit Berisha iu dergua edhe shkresa e drejtuesve te kesaj partie per largimin e Kosta Barkes nga drejtimi i Ministrise". Sipas kreut te partise, Dule ky vendim ka ardhur ne kuader te nje qeverisje sa me te mire. "Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut i ka bere dje kerkese zyrtare Kryeministrit Berisha per te larguar nga drejtimi i Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Kosta Barken. Kjo levizje ka ardhur ne kuader te qellimit tone per nje qeverisje sa me te mire", deklaroi Dule. Sipas tij, ky eshte edhe hapi i pare qe kane marre perfaqesuesit e Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut dhe ende nuk eshte vendosur se kush do te jete ai perfaqesues i kesaj partie qe do te zevendesoje Kosta Barken ne vendin vakant. Nga ana tjeter, kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule shprehet se partia qe ai drejton do te synoje te mbaje edhe pas ketij shkarkimit te Kosta Barkes, Ministrine e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, duke propozuar per te vendosur pikerisht ne krye te ketij dikasteri nje tjeter perfaqesues te saj. Por nga ana tjeter, Dule shprehet se PBDNJ do te jete e hapur edhe per ndonje post tjeter ministror. "Ne kerkojme te qendrojme perseri tek Ministria e Puneve dhe Ceshtjeve Sociale, por gjithsesi eshte Kryeministri Berisha ai qe vendos dhe ne kete kuader ne jemi te gatshem te futemi ne negociata per te arritur nje emerues te perbashket qe do te ishte ne te mire te qeverisjes se vendit dhe ketij koalicioni qe po drejton vendin ketu e tre vjet", deklaroi Vangjel Dule per gazeten "Koha Jone". Kreu i PBDNJ-se hodhi poshte mendimet se me ane te kesaj levizje per te shkarkuar Kosta Barken fshihet edhe qellimi i kesaj partie per t'u larguar nga qeveria e drejtuar nga Kryeministri Berisha, per te pasur me pas duart e lira ne fushate per akuza ndaj qeverisjes. "Keto jane qendrime te cilat jane me afer fantazise, sesa realitetit, sepse shkarkimi i Kosta Barkes eshte vetem nje hap i kerkuar nga ne", deklaron kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule, duke hedhur poshte cdo mundesi per te dal nga koalicioni i djathte qeverises, pjese e te cilit eshte prej 3 vitesh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›