Berisha Rama kepuce me lekure gjarpri. Ruci Kreu i PS-se te eshte bere ankth

Buxheti 2011 dhe akuzat personale rikthejne perplasjen Berisha-Ruci ne sallen e Parlamentit. Duke u paraprire diskutimit te buxhetit nga 110 deputete dhe votimit te tij ne parim Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci replikuan per 90 minuta duke pasur si objektiv figuren kryesore te PS-se Edi Ramen. Kryeministri Berisha akuzoi opoziten duke u thene se luajtet si Xhaferri me kursimet e ketij vendi. Edhe Enveri do ta kishte lakmi Edi Ramen per menyren se si ju trajton juve. Ne kunderpergjigje kreu i grupit te PS-se ne Kuvend Gramoz Ruci tha se Berisha foli per 55 minuta por vetem buxhetin nuk paraqiti. Tha vetem akuza per opoziten.
Batutat per shifratDiskutimet per buxhetin u shoqeruan me debate te forta mes mazhorances dhe opozites ku dirigjente te akuzave ishin Kryeministri Berisha dhe kreu i grupit te PS-se Ruci. Ky buxhet rriti rrogat dhe dyfishoi pensionet tha Berisha duke marre si kundershtim nga Ruci me cfare do ti rritesh pagat e pensionet. Sipas Rucit Kryeministri beri demagogji pasi shifrat e buxhetit jane te perkeqesuara krahasuar me vjet. Kryetari juaj ka nje merite se fsheh cdo gje. Kryetari juaj e merr dy here ne vit rrobaqepesen e Brionit per te prere kostume. Ai qe deklaron 3 mije euro kostumet i ka mbi 20 mije euro. Ai qe deklaron 3 mije euro kemishen e ka 1200 euro. Ai qe deklaron 3 mije euro kepucet i ka me lekure gjarpri packa se dasmat i ben 800 mije euro dhe e kam me dhuratat jo me sallamin qe hengret ju ne dasme tha Berisha.
Debati ne KuvendDuke iu referuar deklarates se Berishes per Kryeministrin ne hije deputeti Ruci tha se une e kam zgjedhur dhe e kam percaktuar vete ambicien time politike dhe nuk me tundon askush vecanerisht ti qe je kundershtari im prej 20 vjetesh. Kryeministri yne eshte ai qe te eshte bere ankth ty dhe te del ne gjume naten dhe diten. Mos e perjeto keq lenien e pushtetit se te ben keq nga ana shendetesore. Edhe pse Kryeministri Berisha dhe kreu i grupit te PS-se folen ne Kuvend per shifrat pa permendur buxhetin por shifrat personale te liderit te opozites debate u pershkallezua tek karrigia e Kryeministrit. I cova sms Rames kur protestonte perpara zyres sime. E dini cfare i shkrova Harroje se behesh Kryeminister duke dale para zyres sime tha Berisha. Kryetari i grupit te PS-se Gramoz Ruci i beri me dije Kryeministrit Berisha se shume shpejt do biesh nga kali ku ke hipur. Shume shpejt Edi Rama do vije aty ku je ti. Por Kryeministri nuk e ndali hovin e batutave duke thene Zoti Ruci kryetari yt do ti thoshte nje mikut im ne Bruksel gjate nje takimi konfidencial se ti je nje politikan shume shume i mire por do te jesh per shume shume kohe ne opozite keshtu qe une per shume kohe do te te kem ty hijen time. Kreu i grupit te PS-se paralelizoi rastin Berisha me rastin e dy te burgosurve per korrupsion qe kerkuan amnisti duke theksuar diferencen mes dy njerezve qe vjedhin 3 milione leke me nje njeri qe vjedh miliona euro. Vetem me nje te shtene vrave 26 vete dhe plagose mijera te tjere tha Ruci duke i permendur Gerdecin Kryeministri Berisha. Zoti Ruci me lejo ti pergjigjem matematikes tende qe eshte matematika e Ramiz Alise. Ai lepurushi juaj ju degjon me kujdes dhe ju vendos edhe nota. Sa me shume marrezira thoni aq me te larta jua ve notat tha Berisha. Ne debat u perfshi edhe deputeti Namik Dokle i cili iu drejtua Kryeministrit duke i thene mos perdor emra te cileve dikur u ke lepire kepucet per nje flete kampi.