E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy denime perjete dhe 60 vjet burg

Banda e Lushnjes Gjate vendimit te Krimet e Renda i pranishem vetem nje nga shtate te pandehurit

Edhe pse kane kaluar me shume se 13 vjet nga krijimi i bandes me famekeqe ne historine e kriminalitetit shqiptar odiseja e tyre ende nuk ka perfunduar. Ajo eshte banda e Lushnjes e drejtuar nga nje ish-polic qe u shnderrua ne nje nga mafiozet me te rrezikshem shqiptare Alfred Shkurti i njohur me emrin Aldo Bare. Historia e tyre e degjuar here pas here e pare ne qindra edicione lajmesh duket se po vjen drejt fundit. Dje jane denuar edhe shtate anetare te bandes se Lushnjes por nuk ka perfunduar gjithcka pasi kreu i tyre ndodhet ende ne gjykim. Gjykata per Krimet e Renda e cila dokumentoi dosjen per veprimtarine e kryer nga banda e Lushnjes shume vite pasi ata kishin kryer pjesen dermuese te krimeve ka vendosur dje pas 120 seancave dhe 3 vjet e 6 muaj gjykim denimin me burgim te perjetshem per dy persona dhe 60 vjet burg per pese te pandehurit e tjere. Ne vendimin voluminoz qe perbehej prej rreth 100 faqesh trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Gerd Hoxha ka shpallur fajtore dhe denoi me burgim perjete te pandehurit Arben Borici dhe Ilir Stergu te cilet duhet te vuajne denimin ne nje burg te sigurise se larte. Gjykata iu dha pafajesi Stergut dhe Boricit per akuzen e dhunimit te varreve. Behet fjale per akuzen qe prokuroria kishte ngritur ndaj tyre per dhunimin qe i ishte kryer kufomes se Artur Dajes si dhe shetitja e kokes se tij neper qytet. Kjo akuze sipas gjykates ishte parashikuar ne kohen qe dosja u dergua ne gjykate ku jane denuar nje pjese e anetareve te bandes. Prokuroria kishte kerkuar burgim perjete vetem per dy te pandehurit qe gjykata i miratoi.

Me tej trupi gjykues shpalli fajtor dhe denoi me 18 vjet burgim te pandehurin Afrim Hoxha. Ne seancen e fundit ku u lexua pretenca prokuroria kerkoi 25 vjet burg per te por gjykata ka vleresuar nje denim me te vogel ashtu si edhe per te pandehurin Erjon Cici i cili eshte duke vuajtur denimin e tij me pjesen e pare te bandes se Lushnjes. Cici u denua me 10 vjet burgim per vepren penale te shkaterrimit te prones me zjarr. Gjykata ka kryer bashkimin e dy denimeve per Cicin i cili duhet te vuaje ne total 25 vjet burg. Nderkaq gjykata e shpalli Cicin te pafajshem per vepren penale te organizates kriminale pasi per kete veper eshte denuar nje here. I pandehuri Jorgo Muzaka eshte denuar 10 vjet burgim i cili eshte edhe ushtari i parafundit qe u arrestua nga policia pasi ai ishte arratisur ne Greqi. Jorgo Muzaka kishte ndryshuar emrin ne arrati pasi fillimisht eshte njohur me emrin Agur Musaku. Per Muzaken prokuroria kishte kerkuar 11 vjet burg. Ndersa i pandehuri i gjashte Arjan Alico eshte denuar me 6 vjet burgim per vepren penale te vjedhjes me dhune aq sa kerkoi akuza. Nderkohe i fundit i grupit Rexhep Gina i cili ishte edhe i vetmi qe ndodhej ne salle ne momentin qe jepej vendimi eshte denuar me 16 vjet burgim per veprat penale te vrasjes me paramendim dhe armembajtjes pa leje ndersa u shpall i pafajshem per akuzen e pjesemarrjes ne organizate kriminale.

Te pandehurit akuzoheshin nga Prokuroria e Krimeve te Renda si pjesetare te organizates kriminale me drejtues Aldo Baren. Dosja e kesaj organizate eshte e mbushur me fakte dhe deshmi mbi nje lufte mafioze dhe dhjetera vrasje per hakmarrje ku per here te pare historive te rrefyera shpesh si legjenda u eshte dhene versioni zyrtar i fakteve qe i bejne ato edhe me rreqethese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›