E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Rama kërkoi pazar, më ofroi 6 deputetë që të nxirrja jashtë loje LSI

Rama nuk pranoi të ndryshonte kodin, pavarësisht kërkesave të ndërkombëtarëve
-Jeni rikthyer kur PD ka marrë 70 mandate nëse do të numërohen kutitë e Fierit. Fitore për PD por jo e pritshmja.
Nuk jam historik. Jam e ardhmja, jo historia. Gjersa ulem sot këtu, më i votuar nga rinia shqiptare. Të garantoj se të gjitha fitoret e mia, kanë pasur si faktor vendimtar të rinjtë. Fakti që edhe këtë radhë ulem si fitimtar, ulem për shkak të të rinjve.

-Ishte PD që për arsye të lindjes në vitin 91 vazhdon të ketë dominancë tek moshat nën 45 vjeç?
Je njëri prej tyre. Dallimi është ideali evropian, që sot shqiptarët e kanë në 96% por duket se më të fuqishëm e kanë të rinjtë shqiptarë, që janë të bashkuar me PD rreth idealeve evropiane. Si banorë, ndofta jemi më të vjetrit e kontinentit si origjinë. Por ne në 90 dolëm me sloganin ta bëjmë Shqipërinë si Evropa, e cila për shkaqe të ndryshme u largua nga Evropa. Rivali im bëri atë që unë bëra në 91 me të rinjtë. Ai riprodhoi në 2009 në Qytetin Studenti rrëzimin e bustit dhe mendoi se do të krijonte një konfuzion në mendjen e të rinjve. Ndaj dhe nëse jam këtu sot dhe nëse 20 vite është ajo karrierë, është për shkak të një raporti të përjetshëm që kam me rininë shqiptare, që është raporti i lirisë. Në 12 dhjetor i kam takuar ata në pallatin e sportit. Kam parë fitoren dhe ua kam shprehur. Pa të rinjtë nuk do të isha sot këtu. Vullnetarizmi i tyre ishte energjia e fitores. Historia ka dhe arkivin, unë shoh të ardhmen. I kam thënë vetes kur e shihja që kundërshtarët e mi mendonin se do të çonin vendin në zgjedhje sërish, ta provojnë.

-Rezultati, keni pësuar zhgënjim?
Nuk përdor prodhuesit e viagrës. Unë përdor stimujt që të marr nga jeta politike e jona. Berisha asnjëherë nuk ka qeverisur pa koalicion dhe nuk do të qeverisë pa koalicion. Edhe kur ka pasur vota, ka zgjedhur koalicionin që të shohë një përfaqësim sa më të gjerë. Në këtë kontest, sovrani votoi për një formë koalicioni për të cilin kam bindjen se do të jetë i dobishëm për vendin. Nuk kam dështuar me rezultatin. Fitorja është si xhevahir, e madhe apo e vogël është shndritja e saj që e realizon atë.

Jeni i kënaqur me këtë rezultat?
Shumë i kënaqur. Fitimtari nuk gjykohet. Jam gjithnjë për koalicion sepse është është e domosdoshme të pranosh diversitetin.

Si i gjykoni zgjedhjet?
Një njeri që doli me të rinjtë e Shqipërisë në rrugë, doli vetëm për zgjedhje të lira. Kurrë ndonjëherë 20 vjet më parë se do të fitoja një palë zgjedhje apo dy palë zgjedhje, por për zgjedhje të lira po. Kanë qenë zgjedhjet më të mira, më korrekte. Numërim të votave në botë me kamera nuk ka bërë njeri. Ky është numërimi i parë në historinë e planetit.

Partitë e vogla akuzojnë partitë e mëdha për vjedhje vote?
Është jashtë çdo lloj mundësie që çdo parti të ketë një numërues. Bën kaosin. Nuk ka asnjë vend tjetër në botë që të ketë vënë fletën e votimit para kamerave. për mua është transparenca më absolute. Nuk mund të them se ka qenë më absolute, standardi që vendosi Shqipëria me kamerat është unik. Jam tepër i kënaqur me zgjedhjet dhe standardin e tyre. Të përsosurat nuk ekzistojnë. Më kujtohen një palë zgjedhjeve të tjera, kur njerëzit kanë mbetur 20 orë në radhë për të votuar.

- Opozita kërkon numërimin e kutive të Fierit
Opozita ka të drejtë të bëjë shumë objeksione. Vërejtjet, uroj që të mos bëhet opozita e kutisë. U numërua kutia e Beratit nuk ndryshoi rezultat. Do të numërohen dhe kutitë e Fierit. Nuk ka kush asnjë tendencë të mohojë qoftë edhe një votë. Si opozita dhe pozita janë në këtë proces që duhet të kërkojnë zbatimin e ligjit.

- PS është shprehur se nëse nuk merr mandatin e nëntë nuk do ti njohë këto zgjedhje
Nuk ndërhyj në vendimet e saj. Të përdorësh alibi, kjo nuk është në interesin e saj. Pse merren këto për të maskuar humbjet është një tjetër gjë. Rama nuk telefononi, humbi rastin. Natën e zgjedhjeve isha me një mik timin në zyrë që thotë se eksit pollet tregojnë fitoren. Unë nuk i besoj kaq shumë. Edhe kur dola të nesërmen thashë, pres rezultatin  e KQZ. Në rast se do të më takonte të telefonoja, do i telefonoja Ramës. Sepse është një standard, edhe pse nuk ka ekzistuar do të thotë se duhet ti vendosim. Humbi rastin.

- E kishit seriozisht se do ti telefonit nëse do të humbnit?
Sigurisht, më takonte. Kam krenari, që me përkushtim ia dolëm të arrijmë në këto zgjedhje.

- Opozita ju akuzon ju se nëpërmjet KQZ, po deformoni rezultatin
Deri më sot KQZ nuk ka asnjë vendim jashtë ligjit. Opozita ka pasur komisionerët e saj sa çka qenë mazhoranca në ato zgjedhje. Kodi përcakton rastet se kur numërohen ose jo. Kërkesa ime ka qenë ligji, ligji dhe vetëm ligji.

-E kishit seriozisht se do të jepnit dorëheqjen nëse humbisnit?
Pa asnjë dyshim, do të jepja dorëheqjen nga jeta politike. Udhëhoqa një forcë politike, nuk fitova. Detyrimi im madhor është të hap rrugën për të tjerë që do të mund ta çojnë drejt fitores.

-Dorëheqja e Ramës?
Po të qëndrojë si konstant, le të qëndrojë. Të bëjë çtë dojë. Vendimi i tij nuk është çështje e agjendës sime. Paraardhësi i tij vendosi një standard. Ky të bëjë të çtë dojë. Si mund të trembem unë nga ai?

-Për zgjedhjet lokale, mund të përballeni me të?
Sa herë të dojë. Nuk ka shans ai. Uroj që vitet ti sjellin pak më shumë rini. Urimi im ishte i sinqertë sepse është pikërisht ajo që i mungon atij. I mungon atij rinia. Mund të mos kesh vitet, por ai u faktua. A nuk doli në politikën e re ai. A nuk ka ai tre vjet që flet vetëm për politikën e re? Po fitoi Berisha, humbet një gjeneratë? Flas për simbolet e politikës së tij të re.

-78 deputetë ulen për herë të parë në sallën e parlamentit, 55% totalisht e rinovuar
Zakonisht në praktikën time nuk e kam votuar këtë herë. Por rinovimet e thella nuk janë të dobishme. PS mbajti 3-4 nga simbolet e politikës së vjetër. Unë jo më shumë se 1/3.

- Do jetë problem për parlamentin?
Nuk ka institucion më të shkëlqyer, më të përshtatshëm për tu trajnuar, për tu farkëtuar, për tu formuar si orator dhe si politikan. Nuk ka shans më të madh në jetë për një të ri, për të dëshmuar dhuntinë e tij politike. Tani a do ta shfrytëzojë ose jo. Në rast se e shfrytëzojnë është një mirësi për vendin.

- Dështimi vjen nga sistemi?
Nuk e ka sistemi. Të mitë nuk janë 55%. Unë jam jo më shumë se 1/3. Një pjesë e shtesave janë strikt politikë. Kjo ishte zgjedhje e tij. Rama zgjodhi grupin e vet për ta futur në parlament. Pse e bëri dhe si është punë e tij.

Si do të ndjeheni në parlament, ku ka pak deputetë të vjetër? Kur Nano, Gjinushi, Ceka, Milo, Rama nuk preferoi të zinte vendin e tij në parlament. Me kë do ti bëni betejat parlamentare?
Kjo përbën problem. Aty do të shfaqet sindromi i kryeministrit. Në atë grup do të ngrihen 15, secili do të kuptojë se është kryeministër e do të përgatis rezultatin tim në vitin 2013. Sa të më votojnë këta, unë do të vazhdoj.

- PS ka dalë forcë e parë në votim?
Kam qenë në koalicion me 17 parti. Po udhëhoqe partinë udhëheq partinë, po udhëhoqe koalicionin udhëheq koalicionin. Ai ka qenë koalicion me katër parti, të cilat akuzojnë për vjedhje votash.

- Edhe ju po të kishit humbur do të akuzoheshit?
 Humbja duhet ti bashkojë, jo ti përçajë.
 - Çdo të thotë koalicion?
Koalicioni është një formë e re dhe e dobishme. Koalicioni është i diktuar nga rezultati i këtyre zgjedhjeve, të garanton se po të mos ishte nga rezultati do të kërkoja koalicion. Edhe po të kisha 73 deputetë do i afroja LSI koalicionin. Ky koalicion nuk ishte paraprak. Është një domosdoshmëri, që zgjedhësit shqiptarë të shohin se nuk janë gjërat e ndara me thikë. Me këtë koalicion është 52% me 45%. Ky koalicion, ka disa merita dhe këto zgjedhje kanë disa merita se diktojnë këtë koalicion. Parimi, askush nuk shkon në zgjedhje për shkak të rezultatit. Jo zgjedhje të menjëhershme, por koalicioni është ligji i pandryshueshëm i vendeve demokratike. Shkohet në zgjedhje

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›