E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD- Ramës: Prano humbjen e zgjedhjeve

TIRANË- Partia Demokratike i ka kërkuar Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, të pranojë humbjen e zgjedhjeve dhe të pranojë verdiktin e popullit shqiptar. Deklaratën e ka bërë zëdhënësja e Partisë Demokratike Erla Mëhilli gjatë një konference për shtyp. "Edi Rama dhe zëdhënësit e tij të pranojnë humbjen dhe të mos kalojnë nga trillimi në trillim dhe nga kërcënimi në kërcënim"- tha ajo.
Sipas Mëhillit, koha është e shqiptarëve, e atyre që votuan për projektin e Shqipërisë Europiane, më të madhin projekt në historinë e këtij vendi dhe e atyre që për arsye të ndryshme nuk votuan kartën e zotit Rama.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›