Çlloj qeverisje na pret gjatë mandatit Berisha-2?
Nga Xheladin ÇELMETA
Është shumë e rëndësishme që qeveria tjetër të kuptojë se duhet të qeverisë jo në emër të 50 për qind të atyre që votuan për të, por të shtrijë dorën tek gjysma tjetër e popullsisë, që është qartësisht e interesuar në përmirësimin e Shqipërisë. Kjo ishte këshilla miqësore e ambasadorit amerikan Xhon Uidhers për mandatin e ardhshëm qeverisës pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Duke vazhduar më tej intervistën e tij dhënë Zërit të Amerikës në ditët e para të këtij muaji, ai në mbyllje të saj theksonte se Qeveria tjetër e Shqipërisë, megjithë ndërlikimet e procesit, vërtetë duhet të jetë Qeveri e Shqipërisë dhe jo e një fraksioni apo e një tjetri. Pa asnjë lloj nënteksti, por në mënyrë krejt të drejtpërdrejtë, kryediplomati amerikan në Shqipëri, paralajmëroi qartazi për sfidat e reja me të cilat pritet të ndeshet, jo vetëm kabineti i ri qeverisës, por në përgjithësi e tërë politika shqiptare, në periudhën menjëherë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ-ja. Shqetësimi i tij duket se është gjithashtu shumë konkret, kur bën fjalë për mënyrën se si do të përfaqësohen interesat e 50 për qind të elektoratit shqiptar, që, gjithsesi, nuk kanë votuar djathtas më 28 qershor 2009. Por ndërkaq, në ecurinë e këtyre ditëve tejet të nxehta politike, kemi parë se sa e menjëhershme ka ardhur edhe përgjigja-rrufe e kryeministrit Berisha, se Qeveria e ardhshme e Koalicionit të djathtë do të jetë qeveri e gjithë shqiptarëve, dhe për të gjithë qytetarët e këtij vendi. Por populli ka një fjalë të urtë: Nga e thëna në të bërë, është në mes një lumë i tërë. Pra, gjithçka do të shikohet realisht më pas, në ditët, javët, muajt e vitet në vijim. Besoj se të gjithë jemi të një mendjeje se kemi përpara një verë të paparë ndonjëherë, jo thjeshtë nga temperatura e lartë që do të shënojë termometri (që si për ironi të fatit, meteorologët e parashikojnë vërtetë një stinë alarmuese), por nga fluksi i madh i problematikave dhe zhvillimeve politike të pritshme në vend. Dhe vërtetë, ja; risia e parë nuk vonoi të vijë: Lëvizja Socialiste për Integrim, sfidoi haptas të majtën e Ramës, duke deklaruar në Konventën e saj të para dy ditëve, se "po i bashkëngjitet kabinetit të ardhshëm qeveritar Berisha-2; një veprim ky që nga mjaft analistë që kanë dhënë opinionet e tyre gjatë këtyre ditëve, është cilësuar si veprim vizionar, dhe në përgjigje të sfidave të reja që ka përpara Shqipëria. Të kemi parasysh, faktin që e shumta vjeshta e këtij viti, presupozohet të jetë fillimi i një vale të re të krizës globale dhe asaj ballkanike, e cila në vorbullën e saj të frikshme pritet të përfshijë edhe Shqipërinë. Këtë gjë, sikurse dihet, tashmë po e pohojnë pa asnjë rezervë edhe vetë ekonomistët tanë. Në këtë kuptim, një qeverisje e dobët, e brishtë, kurrsesi nuk do të ishte në leverdi të shqiptarëve. Kësisoj, konsiderohet se përfshirja në kabinetin e ardhshëm të së djathtës fituese, edhe e LSI-së, gjithsesi, do të përforconte ndjeshëm konturet e anijes së koalicionit qeverisës Berisha-2 përballë cunamit të pritshëm të krizës ekonomike për të cilën folëm më lart. Pra, një plus jo thjeshtë për të djathtën, por për të gjithë shqiptarët pa përjashtim. Qytetarët e këtij vendi, pavarësisht nga rezultati i këtyre zgjedhjeve, duan një qeverisje dinjitoze, tashmë si vend anëtar i NATO-s, por edhe si vend aspirues për në BE. Ata nuk duan tja dinë aspak për çoroditjen aktuale të Edi Ramës, i cili u thotë kandidatëve të majtë që rezultuan humbës në këto zgjedhje, shkoni, zbrisni në bazë dhe zbuloni se kush ua vodhi votat(??!). Këtu, sikurse shihet, ka humbur çdo sens i normales. Kësaj i thonë, si kofini pas të vjelit. Njerëzit tani janë të shqetësuar për të tjera gjëra, të tilla, për shembull, si: Si do të jetë ecuria e projekteve të mëdha të premtuara edhe gjatë fushatës si reduktimi i papunësisë apo ulja e nivelit të varfërisë në shkallë kombëtare, etj. Ata e dinë mirë se sidomos këto dy aspekte janë vërtetë shqetësues, pasi edhe lloji i kapitalizmit shqiptar është tepër specifik: Ai nuk është një kapitalizëm industrial, i tillë si gjigandi General Motors në Amerikë, (një korporatë nga më të famshmet e Globit, e falimentuar vetëm kohët e fundit, pas më shumë se një shekulli jete të saj), apo firma e famshme Mercedes në Gjermani, që është në kulmin e lulëzimit të saj. Ne, pra, mjerisht kemi një kapitalizëm fillestar, që më së shumti bazohet te korporimi i një apo dy familjeve, apo i një grupi fare të kufizuar njerëzit, që me kaq e mbyllin ciklin. Mjerisht, pra, ai nuk e ka mundësinë të krijojë vende pune. Ndërsa këtu, në mes të Tiranës dhe në rrethe, kemi të bëjmë me një ushtri të tërë endacakësh që vërtiten pa asnjë rezultat në metropolin shqiptar. Kjo është e tmerrshme. Na duhet ta theksojmë, pra, se fakti që në Shqipëri, vazhdon të zhvillohet ky lloj kapitalizmi primitiv, do të diktojë që Qeveria Berisha-2 të kërkojë formula të tjera për të reduktuar papunësinë e varfërinë, qoftë duke aplikuar skema financiare rimbursuese apo stimuluese, qoftë edhe duke marrë borxhe-kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar apo nga Banka Botërore. Këtë gjë kanë filluar ta thonë sotto voce ekspertët e financave shqiptare. Gjithsesi, pyetja shtrohet: A do të mund të ruajë Qeveria Berisha-2 të paktën nivelin aktual ekonomik të shqiptarëve, që edhe pse i pamjaftueshëm, mund të konsiderohet si gjysma e së keqes përpara një të keqeje edhe më të madhe që mund shkaktojë furtuna e ardhshme e krizës rajonale? Nga sa po zhvillohen ngjarjet, ka gjasa që problematika të bëhet edhe më komplekse dhe për shkak të lëvizjeve e shpërndarjes së mandateve ministrore konformë talenteve të demonstruara nga aktorët e rinj të pushtetit në Berisha-2. Vallë do të kemi ministra të suksesshëm, që natë-ditë ti hajë meraku i punës, apo do të kemi dështakë jetëgjatë të tipit xhuvel?Për të dhënë një argument të shpejtë, më duhet të komentoj sagën aspak komplimentuese të disa dikastereve, që gjithsesi, mendoj se nuk mund të konsiderohen të sukseshëm, nga aq sa i kanë dhënë taksapaguesit shqiptar. Aktualisht, kemi një reformë bujqësore gati të dështuar, sidomos përsa i përket shtrirjes së kreditimit në rang kombëtar. Kemi një reformë shëndetësore gati të dështuar, megjithë punën dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të zonjës Anila Godo në krye të dikasterit të Shëndetit Publik. Ende në të gjithë spitalet tona kemi pacientë që blejnë ilaçet vetë, ndërkohë që janë efektivisht të shtruar. Kemi një sistem arsimor që gjendet përballë një prove të madhe; asaj se sa të aftë do të jenë kuadrot e sapodiplomuar për tu azhornuar me tregun e punës në fund të këtij 4-vjeçari të radhës së Qeverisë së djathtë. I vetmi aspekt që mbase nuk do të meritonte kritika është ai i projekteve për rrugët dhe akset kryesore nacionale që, ose kanë përfunduar, ose janë në përfundim e sipër. Gjithkush do ta vërtetonte këtë gjë po të udhëtonte këto ditë në drejtimet Tiranë-Kukës, Durrës-Shkodër, Librazhd-Korçë, apo në akset e jugut shqiptar. Kjo është arritje jo e vogël, por përsëri e pamjaftueshme. Qytetarët shqiptarë, tani, pasi kanë dhënë verdiktin e tyre të votës, presin edhe vazhdimin e projekteve që lidhen drejtpërsëdrejti me jetën e tyre të përditshme, ndryshe dekurajimi do të ishte i menjëhershëm. Në një të përditshme gjatë kësaj jave, siglohej lajmi se Agjencia e ALUIZN-it ka shkurtuar befas numrin e punonjësve të saj në terren; teknikë e inxhinierë që merren me evidentimin e objekteve në proces legalizimi. Dhe të mendojmë që ishte e vetmja shpresë që i inkurajoi qytetarët e këtij vendi, sidomos gjatë ditëve të fundit të fushatës, kur ritmet e punës ishin në maksimum. Të kujtojmë se legalizimi i banesave të tyre, ishte një premtim i pambajtur gjatë katër viteve 2005-2009. Ndaj tani, përfundimi i këtij procesi, lipset të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur, pasi rritet kështu edhe besimi i qytetarëve tek Qeveria Berisha-2, çka është një faktor i rëndësishëm edhe për votëbesimin e saj në popull. Sidomos ky proces, si dhe ai për zbatimin e Ligjit për tokën 7501 do të vazhdojnë të jenë Thembra e Akilit dhe prova e vërtetë për qeverisjen e re të Koali