Berisha: Rama kurrë kryeministër, tjerr ëndrra që sbëhen dot realitet
Shkodër- Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se të gjithë ata që do të votojnë Partinë Demokratike në qershor, do të votojnë miratimin e tre ligjeve të integrimit.
Gjatë inagurimit të rrugës Ura Gjadër-Mnelë në qarkun e Shkodrës, ai u shpreh se ëndra e kryesocialistit Edi Rama për tu bërë kryeministër nuk do të bëhet relaitet, ndërsa ka premtuar ndërtimin e më shumë rrugëve dhe subvensioneve për fermerët.
Do të 3-fishojmë investimet mandatin e ardhshëm, por edhe mund të 6-fishohen sepse ne do të marrim statusin e vendit kandidat. Sepse të dashur miq, ju duhet ta dini Bashkimi Evropian dhe Komisioni Evropian, sektorin që e subvencionon më shumë se kudo është bujqësia. Ne kemi dhënë 55 milion, ata japin 55 miliard edhe Shqipërisë, do i bjerë një pjesë për fermerët shqiptarë. Dhe këtë e di mirë kryeministri i autobusit mavi që ka zgjedhur një autobus luksoz për vete dhe vetë shofer dhe vetë pasagjer. Aty ai tjerr ëndrrën që nuk do i bëhet reale kurrë dhe në cdo gropë që sheh, numëron një votë për veten kryeministër,- tha Berisha.
Ai ka sulmuar edhe kolaicionin PS-LSI, duke e cilësuar si aleancën e mashtrimit dhe të nihilizmit, ndërsa ka kërkuar votën e qytetarëve më 23 qershor, pasi sipa tij ajo përkthehet në më shumë investime në shëndetësi, arsim apo infrastrukturë.