E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia paralajmëron reagim ndaj shpërthimeve

TIRANË-Turqia ka paralajmëruar se do të marrë të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse pasi dy makina bombë shpërthyen në qytetin Rejhanli në afërsi të kufirit me Sirinë.

Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, është betuar se do t’i kapë ata që fshihen pas këtij sulmi. Rreth 43 persona humbën jetën nga shpërthimi i dy makinave bombë në Rejhanli, një vend me mjaft refugjatë sirianë. Turqia, e cila është anëtare në NaATO, dyshon se në këtë situatë është e përfshirë agjencia siriane e inteligjencës. Turqia mbështet fort opozitën në luftën civile siriane dhe është kundër qeverisë së presidentit Bashar al-Assad. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO kanë ndëshkuar shpërthimin e makinave bombë dhe ka shprehur mbështetjen për Ankaranë.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›