Zgjedhjet historike në Pakistan, ish-kryeministri deklaron fitoren
Pakistan- Dje në Pakistan me miliona qyetarë u janë drejtuar kutive të votimit, pasi janë mbajtur të ashtuquajturat zgjedhje historike.
Sot ish-kryeministri Nawaz Sharif ka deklaruar se zgjedhjet janë fituar nga partia e tij konservatore Liga Myslimane e Pakistanit. Nëse konfirmohet, atëherë ai rikthehet sërish në post, pasi ka qenë në krye të qeverisë në vitin 1990.
Dje në mesditë, 30% e votuesve të regjistruar kishin votuar, zyrtarët e zgjedhjeve vlerësuan, duke e përshkruar si “shumë inkurajuese”. Komisioni zgjedhor tha se shpresonte për një shifër prej 60-80% votues deri në fund të ditës. Komisioni zgjedhor i Pakistanit është cituar të ketë thënë se ka “qenë në gjendje për të kryer zgjedhje të lira dhe të ndershme” në qytetin më të madh të vendit.
Radhë të gjata janë raportuar nga votuesit në disa vendvotime, me të paktën tre orë pritje. Zyrtarët zgjedhorë gjithashtu raportuan vonesa në hapjen në disa vendvotime. Në përgjigje të problemeve të raportuara, zyrtarët kanë urdhëruar që vendvotimet të mbeten të hapura për një orë shtesë.
Pakistani në zgjedhje historike
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 5
Dhjetëra mijëra trupa u vendosën në qendrat e votimit, pasi Talebanët pakistanezë kërcënuan për të kryer sulme vetëvrasëse. Në prag të zgjedhjeve, më shumë se 100 njerëz kanë vdekur në lidhje me duhnën e zgjedhjeve. Para se të hapeshin votimet, Pakistani mbylli kufijtë e saj me Iranin dhe Afganistanin. Zyrtarët thanë se kufijtë do të mbeten të mbyllura për tre ditët e ardhshme.
Aktualisht ky shtet është një nga vendet më të komplikuara në botë, ku mbizotëron terrorizmi, varfëria, papunësia, ndërsa është edhe një nga zonat ku shkelën hapur të drejtat e qytetarëve.
Sipas BBC-së, në të shumtë e rasteve shteti i 193 milionë banorëve është qeverisur nga ushtria, ndërsa këto zgjedhje pritet të jenë më demokratike në historinë 66-vjeçare të krijimit të këtij shteti.
Pritej që të votonin rreth 36 milionë votues të rinj, ndërsa në total janë 86 milionë votues. Risia është që shumica e kandidatëve janë femra. Vetë qytetarët pakistanezë i cilësojnë jetike këto zgjedhje, pasi mund të jenë kthesa e ndryshimit.