Berisha: Rama mashtron për fonde emigrantët. Të votojnë atje ku jetojnë
Tiranë- Kryeministri Sali Berisha ka ftuar sërish kryesocialistin Edi Rama që të bëhen ndryshimet ligjore që në zgjedhjet e qershorit të kenë mundësi të votojnë edhe emigrantët në vendet ku ata jetojnë.
Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave shefi i ekzekutivit deklaroi se kushtet për të realizuar votimin janë tërësisht të mundshme brenda dy muajve dhe sipas tij nëse kjo gjë nuk realizohet e mban qeveria përgjegjësinë.
I them zotit Rama se është në nderin dhe dinjitetin tonë tu japin atyre mundësi të votojnë aty ku janë siç bëjnë kombet e tjera të qytetëruara. Në vendin fqinj ku ishte dhe mashtronte se është i mbrojtur me gënjeshtrën në mënyrë të pashpresë dhe për burrin ska dobësi më të madhe se gënjeshtra. Dil nga fobitë, çlirohu nga fobitë dhe të vendosim që nesër ose të hënën në Parlament dhe përgjegjësinë merr qeveria nëse nuk krijohen kushte aty ku janë. Të vesh dhe të mbledhësh fonde prej tyre dhe të mashtrosh. Të krijojmë mundësi aty ku janë. Teknologjitë bëjnë të mundur me të njëtën siguri dhe saktësi që vëllezërit dhe motrat tona që janë aksionerë ndër më kryesorë me financimet që u bëjnë familjeve. Nuk duhet të kesh frikë nga vota e shqiptarëve,- tha Berisha.
Në mbledhjen e sotme ai njoftoi se do të bëhet marrja e vendimit për subvencionimin e fermerëve shqiptarë dhe heqja e TVSH-së për një sërë produktesh bujqësore.
Prej vitesh është diskutuar akciza për fermerët. Ajo që instaluan paraardhësit mblidhet me dy fjalë Caci Oil, tollonat fermerët nuk i panë me sy, ato përfunduan në xhepat e qeveritarëve socialistë. Ne bëmë mirë që ndaluam atë skemë grabitje të pasurisë kombëtare- tha ai.
Sipas Berishës mënyra më e mirë për të shmangur abuzimin është dhënia në dorë e parave për fermerët në përputhje me atë se çfarë ata kanë shpenzuar.
Qeveria ka shtyrë edhe afatin e regjistrimit të pasurive të patundshme, pasi sipas kryemministrit ka shumë emigrantë që nuk kanë mundur të dorëzojnë dokumentet e nevojshme.
K.Topalli/IDEA/