Ekzekutohet me armë zjarri 30-vjeçari në Durrës, nuk dihen arsyet
Durrës- Një person ka humbur jetën sot në qytetin e Durrësit pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 18 rreth orës 10:30, ndërsa viktima është 30-vjeçari Refik Lila, banues në Durrës.
Sipas dëshmitarëve Lila ka qenë duke lëvizur në një bllok pallatesh, por një person e ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të paditur.
Në vendgjarje ka pasur dëshimtarë të shumtë, ndërsa sipas policisë viktima ka ecur disa metra në këmbë pasi është qëlluar por më pas ka humbur jetën. Ai është dërguar në spitalin e Durrësit, por mbërriti i pajetë. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes, ndërsa po punohet për të zbuluar dhe indetitetin e autorit.
Ndërkohë sot policia e Shijakut ka mundur të shmangë një vrasje, pasi është bërë ndalimi i një personi sepse ka tentuar të qëllojë me armë zjarri fqinjin e tij.