Koalicioni PS-LSI, dorëhiqet kreu i Këshillit Bashkiak në Elbasan
Elbasan- Kreu i Këshillit Bashkiak në Elbasan, Blendi Himçi, ka dhënë sot dorëheqjen, pas largimit të këshilltarëve të LSI-së dhe bashkimin e tyre me anëtarët e PS-së.
Mbledhja e sotme u shoqërua me debate të ashpra, pasi socialistët kërkonin largimin e tij, duke argumentuar se shumica e Këshillti Bashkiak i përket opozitës dhe është e drejta e tyre të zgjedhin drejtuesin. Pas largimit të tij u propozua për kryetare Desantila Tahiraj
Në takimin e sotëm nuk kanë munguar debatet me përfaqëuesve të të dyja kampeve. Të pranishëm kanë qenë deputetët Ben Blushi dhe Ilir Bejtja nga PS-ja dhe Luçiano Boçi nga PD-ja, ku nuk kanë munguar edhe akuzat mbi invetimet e Bashkisë.
Pas koalicionit PS-LSI, 26 anëtar në këshillin Bashkiak i ka opozita dhe 19 anëtar i ka mazhoranca.
Juljan Hoxhaj/IDEA/