Berisha: Rama merre Muhon bëje deputet se në KQZ nuk do shkelë më!
TIRANË-Duket se edhe për shumë kohë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të numerohen vetëm 4 anëtarë. Kjo jo vetëm sepse PS nuk pranon të zëvëndësojë 2 vendet vakantë pas dorëheqjes së dy anëtarëve të propozuar prej saj, por dhe prej deklaratës që erdhi sot nga kryeministri Sali Berisha.
Sipas kreut të qeverisë, kreu i PS duhet të harrojë njehëre e mirë faktin se Ilirjan Muho mund të kthehet në KQZ, porse selia rozë duhet të sjellë emra të rinj për vendet vakante.
“Ai ditën e gjykimit e ka ditën e ferrit. Ai burrë vetëm këtë ditë nuk e duron dot. Pasi tentoi të shtyjë datën e zgjedhjeve, pasi tentoi të vërë në kolaps institucionin e zgjedhjeve, tani bën betejën e Muhos. I them zotit Rama se beteja e Muhos është beteja jote e parafundit e dështuar, sepse beteja e fundit është më 23 qershor. Kur të mendosh se të kthehet Muho në KQZ, të jesh i sigurt se është kthyer Kuqoja dy herë më shpejtë sesa Muhoja. Ndaj harroje atë. Merri Muhon dhe Kuqon e bëji deputetë, por në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk do të shkelin më. Ne do të shkojmë drejt zgjedhjeve të shkëlqyera”, u shpreh sot Berisha nga qyteti i Lezhës ku ishte i pranishëm sot në inaugurimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura të kanalizimeve të dy zonave, Shëngjinit dhe Lezhës, në zbatim të politikave të mbrojtjes dhe zhvillimit të mjedisit.
Ky reagim vjen pas kërkesës së Edi Ramës, ‘që të rikthehet Muho në KQZ, ndryshe nuk zëvëndësohen emrat e dorëhequr’.
Më tej Berisha shtoi se “Ne shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve të vendosur për t’i dhënë vendit zgjedhjet më të qytetëruara, të standardeve më të larta, për të lënë me ‘gisht në gojë’ të gjithë ata të cilët përhapin llafe se shqiptarët nuk dinë të votojnë, se shqiptarët nuk mund të votojnë. Unë u them atyre mos përsërisni marrëzisht shpifjet e Edi Ramës, se shqiptarët dinë të votojnë shumë mirë, se shqiptarët dinë të votojnë si qytetarë të vërtetë perëndimorë, se shqiptarët dinë të respektojnë çdo votë, dinë të respektojnë çdo rezultat. Ndaj dhe të ecim të sigurt drejt 23 qershorit”.
(danielabonollari/BalkanWeb)
Lidhje te tjera PS: Balancë 3-3 në KQZ PD: S’do ketë riformatim