Konflikti për pronën, banorët: Të vendosur deri në vetflijim
TIRANE - “Jemi të vendosur greva do të shkojë deri në vetëflijim”, - këto kanë qenë fjalët e njërës prej banoreve, që qëndrojnë ende në grevë derisa të zgjidhet çështja e pronës. Sot rreth orës 17: 40 situata paraqitet e qetë, në vendin ku banorët po zhvillojnë grevën nuk ka polici.
As bluza të bardha për të kontrolluar gjendjen e banorëve, që nuk paraqitet e mirë. E pyetur nga gazetarja e A1REPORT! Genta Haxhiu njëra prej banoreve shprehet se “Këto s’kanë qenë momente të lehta si nga gjendja emocionale ashtu edhe shëndetësorë, dy prej tyre banorëve janë në gjendje të rëndë, por jemi të vendosur ta cojmë në vetëflijim”.
Konflikti nisi më datë 23 prill mes një përleshje mes policisë dhe banorëve duke përhapur panik pasi njëri prej policëve privatë qëlloi në ajër me armë. Pas kësaj banorët nisën grevat ku zotohen se nuk ikin nga banesat e tyre në rrugën “Margarita Tutulani pa marrë një përgjigje nga Përmbarimi.
Gjendja paraqitet e mjerueshme ku banorët kanë lëshuar thirrje organeve deri tek ambasadat e huaja për një zgjidhje pasi nuk kanë asnjë shpresë.
Kujtojmë se pranë tyre ka qenë edhe Kryetari Basha për të negociuar rreth një zgjidhjeje, por deri tani banorët nuk kanë pranuar asnjë alternativë.
(ad.ti/shqiptarja.com)