E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama ndahet e martohet me gra sa herë ka fushata elektorale

berisha-ne-gramshDurrës- Kryeministri Berisha i ka kërkuar banorëve të Rrashbullit të Durrësit një mandat të tretë qeverisës më 23 qershor, duke thënë se në zgjedhjet e ardhshme vendoset mbi modelin e mbajtjes së premtimeve dhe atë të shkatërrimin që propozon sipas tij kryesocialisti Edi Rama.

Ne dhe Albana Vokshi do të bëjmë realitet çdo projekt që fermat tuaja tju japin juve prodhime gjithnjë e më të mëdhaAlternativa jonë është ajo e mundimit dhe djersës suaj, e punës me përkushtim, e suksesit, ka bërë që këto vite që bizneset tuaja të dyfishohen, fermat të nxisin ndjeshëm prodhimin, rrugët të asfaltohen, të mos ndërpritet energjia, të furnizoheni me mirë me ujë,-tha Berisha.

Duke akuzuar alternativen e Ramës, Berisha u kërkoi edhe socialistëve të Rrashbullit votën për PD-në për të vijuar projektet e zhvillit të zonës dhe mbarë Shqipërisë: Për tju kërkuar socialistëve të mendojnë për një moment, çdo ditë ka dy modele: Modeli i Sali Berishës, i juaji. Modeli juaj i një njeriu që beson tek puna, familja, Zoti dhe tek vendi i tij. Që e ka faktuar se u qendron besnik besimeve dhe fjalëve të tij. Që është 20 vjet në politikë e ka një banesë 150 metra katrorë. Ka bërë gjithçka në interes të vendit të tij. Ka mbrojtur interesin kombëtar të vendit e kombit të tij.

Teksa sulmoi Ramën duke thënë: Në krahun tjetër ju keni një politikan që gjithë ditën flet për shkatërrim. Një model që flet për shkatërrim e hekura burgjesh dhe arrestimesh. Ska durim të dëgjojë njeribrutalAlternativa tjetër është ajo e vitit zero…Ftoj gjakftohtësisht të votoni mes këtyre dy modeleve. Ju garantoj se tek Sali Berisha çdo shqiptar do të gjejë modelin e tij,-tha Berisha duke premtuar rritjen e ndihmës për fermerët dhe investimet në vend në mandatin e ardhshëm.

Më pas kryeministri Berisha doli para elektoratit të Kenetës duke premtuar se do t’i japë fshatit dhe periferisë infrastrukturë rrugore të njejtë me atë të qytetit: Do bëjmë gjithçka që këto lumenjt djerse e këto vila të mrekullueshme që keni ndërtuar tjua kthejmë me infratsukturën më moderne. Të ndërtojmë të gjitha bulevardet, rrugët e rrugicat e territorit të Kenetës dhe më gjërë. Të krijojmë këtu shërbiemt më të mira, kushtet më të shkëlqyera për bizneset e punësimi…Vitet që vijnë do të jenë vitet e kompletimitPunësimi është motoja jonë dhe rritja e rrogave dhe pensioneve për ju është qëllimi më madhorintegrimi në BE është ylli ynë polar e do të bëjmë gjithçka për ta arritur sa më shpejt,-tha Berisha.

Berisha tha se modeli Rama konsiston: “Ndahet e martohet me gra për zgjedhje, sa herë vijnë zgjedhjet elektorale. Që zhvillon në familje e akuza të pavërteta për familjen e tij. Fsheh dhe nuk deklaron pasuritë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›