E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama ndihmë me partinë e Topit për fitore në 2013

Zgjedhjet e asaj kohe, Berisha i konsideroi si një pikë kthese në historinë e vendit. “Nuk mund të them se ishim grup i përgatitur për qeverisje pasi vinim nga bota akademike e nuk kishim eksperiencë qeverisëse. Një nga fatet e mëdha të Shqipërisë ishte pikërisht se ne nuk ishim aparatçik të mëparshëm”, tha ai.

Duke folur për firmat piramidale, Berisha tha se me eksperiencën e tanishme nuk do t’i kishte lejuar kurrë ato. “Me eksperiencën që kam tani mendoj se piramidat nuk do ishin lejuar kurrë. Ndjej keqardhjen më të madhe por edhe atëherë kam marrë një vendim ndër më të vështirët. Ai ishte ky: një borxh që nuk është marrë nuk mund të njihet. Ne u kishim deklaruar shqiptarëve se bankat kishin interesat më të larta. Megjithatë qytetarët kishin të drejtë të zemëroheshin me Sali Berishën dhe qeverinë pasi duhet të mbroheshin. Kam patur dy brejtje dhe pikëpyetje të mëdha për veten. Së pari na u shfaqën se nuk kishim ligjet, kishim vakum ligjor, nuk kishim ligj për supervizimin e tregut financiar jo bankar etj. E dyta vendimi që një borxh që nuk është marrë nuk mund të njihet”, tha Berisha në emisionin “Opinion”.

Duke folur për periudhën që ishte President i vendit, Berisha u shpreh se ata që kishin punuar në administratë në kohën e diktaturës në njohuri kishte riprodhim të atyre njohurive. “Administrata shqiptare në menaxhim dhe ekonomi ishte dështim total. Kur erdha unë në pushtet Ramiz Alia kishte dekretuar 80% e punëtorëve merrnin rrogën pa dalë në punë. Në Bankën e Shtetit si rezervë valutore ishin 4 milion dollarë. Dyqanet ishin tërësisht bosh dhe për fatin më të keq pllakosi një zgjebë masive se nuk kishte sapun”, tha kryeministri.

Për sa i përket zgjedhjeve të ardhshme, Berisha tha se krijimi i dy partive të reja është ndihmë e Edi Ramës për t’i fituar sërish këto zgjedhje me dy deputetë më shumë. “Në zgjedhje dhe fitoren në zgjedhje një ndihmë konstante e kam nga vet zoti Edi Rama. Nuk do hyj ta zbërthej. Së dyti e falënderoj shumë se më dha një ndihmë shtesë me këto dy parti që po u bën avokatinë. Nuk po them se në një analizë të plotë elektorale do kem dy deputetë më shumë për shkak të tyre dhe kjo është e vërtetë. Nuk trembem absolutisht. Por ka disa probleme etike, nuk ka ndodhur kurrë që një President në detyrë të krijojë parti politike”, deklaroi Berisha. /Start/

                                                                                             2012-03-23 09:17
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›