Berisha, “Rama ne 4 vite bllokim-bojkot, bojkot-bllokim” Rozeta Rapushi
Kryeministri, Sali Berisha, akuzoi dje nga qyteti i Korces, alternativen e majte ne zgjedhje dhe kreun e saj, Edi Rama se per kater vite, ishte vetem bojkot-bllokim, bllokim-bojkot. Nderkohe qe sipas tij, me perpjekje te medha, me reforma te thella qeverisja aktuale ia doli te heqe vizat dhe qe komisioni Europian te konkludoje qe Shqiperia meriton statusin e vendit kandidat, me kusht qe te votoheshin tre ligje. “Momentin kur merrej vendimi ne parlamentin Europian, per vizat per Shqiperine, u ngriten cadrat para kryeministrise ne menyre qe ai vendim te mos merrej. Ne momentin kur do te vendosej ne Komision, nisi xhiron ne mbare Shqiperine me kutine nen krahe “hap kutite te zhbllokoj vizat”. Ne momentin kur do te merrej vendimi tjeter, nisen letrat drejt Brukselit, se shqiptaret do te vershojne mbi 800 mije vete drejt jush. Te gjitha keto mashtrime, shqiptaret sillen me heqjen e vizave ne menyren me dinjitoze”, - permendi kryeministri. Sipas tij, tre ligjet po mbajne peng prej 200 e ca ditesh, statusin e vendit kandidat, nga i cili qytetaret, fermeret dhe cdo qytetar mbare Shqiperise, do te perfitonin me shume. Sipas kryeministrit, Shqiperia do te perfitonte qindra e qindra milion euro te Komisionit Europian dhe te sektorit privat te BE , te cilet do te transformonin me tej infrastrukturen tone, do te krijonin dhjetera e mijera vende pune. “Por demokracia funksion ne Shqiperi. 23 qershori po afron, jam i bindur se shqiptaret me mencuri, me gjakftohtesi do te votojne per forcen qe u provua gjithe keto vite, lokomotive e vertete e integrimit. Do te votojne per besimin ndaj atyre, te cilet shnderruan ne realitet premtimet tyre. Do te votojne per PD e cila programin saj e ka te bazuar ne vlerat me te larta njerezore dhe hyjnore, e ka te bazuar ne besimin tek familja, tek Zoti, tek vendi, tek liria e individit, e ka te bazuar ne respektin e ndersjelle”, - theksoi kryeministri gjate inaugurimit te rruges Zemblak-Liqenas. Berisha tha se kjo rruge dyfishon potencialin turistik te Korces dhe eshte politika e zhvillimit. Duke u ndalur edhe ketu, Berisha tha se opozita votoi kunder kesaj rruge ne parlament, kunder kredise. “Mos harroni se nuk kam qendruar kurre ndonjehere ne jeten time deri ne 5 te mengjesit ne parlament, pervec nates ne te cilen do te votohej buxheti per autostraden Tirane-Elbasan. A eshte kjo politika qe duhet ndjekur, politika e bllokimit dhe bojkotit? Jo edhe jo. Por njelloj si per rrugen u moren peng ligjet, u mor peng statusi i vendit kandidat”, - theksoi kryeministri. Ai ftoi te gjithe qytetaret, qe ne 23 qershor te votojme per endrren Europiane, te votojme Korcen e zhvilluar, Shqiperine e zhvilluar.
Rruga Zemblak-Liqenas, Berisha: Permbush premtimet
Rruga Zemblak-Liqenas eshte nje investim i buxhetit te shtetit me vlere mbi 1 miliarde leke. Rruga me gjatesi 13.1 km ofron per banoret e zonave perreth te gjitha parametrat e nje infrastrukture bashkekohore dhe te standardeve me te larta. Kjo rruge shkurton tre here distancen e fshatit me Korcen dhe kesaj te fundit me Prespen. “Kjo rruge permbush plotesisht filozofine tone te shkurtimit te madh te distancave te lidhjes se komunave me qendrat e qyteteve, me akset kombetare te shkurtimit te distances se tyre me kryeqytetin e vendit”, - u shpreh gjate inaugurimit, kryeministri Sali Berisha.
Berisha: Qeveria do beje zgjedhje me standarde, PS alternativa e mohimit
Ne mbyllje te vizites se tij ne Korce, kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje nje bashkebisedim me gra e vajza korcare. Kryeministri u shpreh i bindur se mazhoranca aktuale do te shkoje drejt nje mandati te ri, por jo duke kerkuar votat per ato qe ka realizuar, por per me shume pune drejt integrimit ne Bashkimin Europian. “Keto zgjedhje kane rendesi vendimtare per zhvillimin e vendit. Ndaj qeveria do te realizoje zgjedhjet me te mira, me standardet me te mira. Nga ana tjeter, Partia Socialiste, ka vetem mohim e bllokim. Madje do t’u them ketu, se edhe deputetet e Korces ne opozite, votuan kunder rrugeve ne kete qark, kunder rrugeve qe shkurton distancat e largeta”, - u shpreh kreu i qeverise. Ai premtoi gjate takimit, permiresimin e ligjeve per ndihmen ekonomike, ndertim te rrugeve ne zonat e mbetura pa shtruar, si dhe rritje te mbeshtetjes se qeverise per gruan.