E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Protestat ndaj meje, reminishenca te diktatures komuniste

Pese dite nga shpallja zyrtare e listave te kandidateve per deputete nga partite politike me te cilat do te prezantohen ne zgjedhje, ish socialisti Kastriot Islami nuk ka ende nje ftese per te qene ne listen e ndonje force politike si kandidat per deputet. As nga Partia Demokratike, me te cilen ka bashkuar votat jo pak here. Ne nje interviste per “AS”, Islami shpjegon se ndodhet ne nje dileme, zgjidhjet jane qe ose te pranoje nje kandidim qe ende nuk e di nga do vije dhe cfare do bej, ose e dyta te largohet nga politika. Ish socialisti, nuk kursen kritikat per kreun e opozites Edi Rama, politiken e tij ne parti dhe presionet ne shtepi dhe tentativa per te mos i lejuar te votoje ne Kuvend.

Zoti Islami, jeni zgjedhur 7 here deputet, a do te jeni ne parlamentin tjeter ?

Ne 91 kur u implikova ne politike ne menyre pak aksidentale, te themi, domethene nuk ka qene politika vokacioni im, kam qene me teper i orientuar drejt shkences. Eshte dashur nje periudhe mbi 5 vjecare nga 91 deri ne 96, per tu bere anetar i PS. Nuk kam qene asnjehere tjeter me pare anetar i ndonje partie dhe duke qene midis shkences dhe politikes ishte nje vendimmarrje e veshtire dhe une ne pergjithesi jam person qe i mendoj gjerat, shume gjate, thelle. Politikanet pragmatiste bile me quajne qe nuk i marr vendimet me shpejtesi. Keshtu qe me jane dashur pese vjet per te marre vendim per tu bere anetar i PS-se, pasi PS kishte kaluar edhe nje faze transformimi dhe reformimi nga Partia e Punes. Rreth vitit 96 PS, edhe nepermjet FRESH-it dhe nje grupi intelektualesh me formim perendimore, filloi te behej anetare e Internacionales Socialiste e keshtu me radhe. Gjate gjithe kohes jam munduar te jape kontributin tim, bazuar te pakten une mendoj jo ne menyre modeste bazuar ne racionalitet, ne integritet, ne profesionalizem, kam kerkuar gjithmone brenda PS dhe vendosem disa kritere qe te kete nje sistem karriere bazuar ne meriten ne vlerat ne kontributet, etj dhe deri ne 2005 kur ne humbem zgjedhjet gjithcka ka funksionuar, brenda problemeve qe mund te kete Shqiperia ne pergjithesi, por dhe PS ka qene ne pararoje te zhvillimit te demokracise se brendshme, per te mos thene qe ka qene perfekte por ka pasur demokraci te brendshme dhe kritere te karrieres bazuar ne meriten. Me ardhjen e zotit Rama ne krye te PS-se, gjerat filluan te ndryshojne. Ne periudhen 2005-2009 ai kishte nje opsion qe une e pata mbeshtetur ne ate kohe, ishte nje opsion alternative, pra nuk ishte nje opsion konfliktual. Ne mandatin e pare, zoti Rama foli per politiken e re, per politiken ndryshe, per nje opsion mos te kemi nje dyshe Nano-Berisha, nuk kemi pse shkojme ne nje tango dyshe e keshtu me radhe, dhe mua mu krijua ideja se ne po dilnim nga faza e nje konflikti. Ne 2009, me rastin e humbjes se zgjedhjeve nga ana e PS, filloi nje faze qe dihet se ka pasur nje sere fenomenesh, sic eshte bojkoti, greva e urise, protesta, 21 janari dhe une duke qene se gjate gjithe periudhes sime 18 vjecare kisha luftuar kunder ketyre fenomeneve, vazhdova si te thuash me teper t’i bindem bindjes dhe ndergjegjes sime sesa nje disipline formale te partise.

Publiku e di tashme qe nuk do te jeni deputet i PS. Pyetja kishte te bente me faktin nese do te jeni tek lista e deputeteve te PD-se?

Te kuptohemi drejt, eshte nje vendim qe ende nuk e kam marre, doja te shpjegoja qe eshte nje nga vendimmarrjet me te veshtira te jetes sime per te qene i sinqerte. Nga njera ane dua ti bindem nje thenie qe me ka bere pershtypje qysh ne fillim kur fillova te implikohem dhe te lexoj edhe literature politike, e Platonit, qe duhet pjesa intelektuale, pjesa e njerezve racionale, pjesa e njerezve te formuar te merret me politike qe te mos qeverisen nga inferioret. Kjo ka qene dhe nje arsyet qe une kam marre vendimin ne 96 per tu implikuar ne politike dhe gati 100% te kohes te merrem me politike. Tani jam prape ne kete dileme, zgjidhjet jane qe ose te pranoj nje kandidim qe ende nuk e di nga do vije dhe cfare do bej, ose e dyta te largohem nga politika.

Nuk keni nje ftese ne kete moment qe po flasim bashke?

Nuk kam nje oferte konkrete te cilen une duhet ta shikoj dhe tjetra edhe sikur te kisha nje oferte konkrete sot akoma nuk kam nje vendimmarrje midis ketyre dy opsioneve.

Ne nje kohe qe kane mbetur pak dite per ta marre vendimin, brenda dy tre ditesh nese keni nje oferte ju do te duhet te vendosni apo jo?

Sigurisht, sigurisht. Me sa duket eshte nje vendimmarrje e veshtire, dhe do ta marre vendimin ne minutat e fundit sic e marrin edhe lideret shqiptare per te nxjerre listat ne minuten e fundit.

Megjithate une po i shkoj hipotezes e cila eshte me e mundshme qe ju te merrni nje propozim nga PD dhe eventualisht te rreshtoheni ne listen e saj te kandidateve per deputet, pyetja qe vjen eshte kjo, historia e marredhenieve tuaja me PD ne 20 vjet eshte kryesisht e hidhur per te mos thene armiqesore. Kastriot Islami eshte nje nga njerezit me te sulmuar nga kjo force politike pas Fatos Nanos. Dhe me pas ju kaloni ne kete parti, kjo eshte nje vertetim i asaj se ne politike ndodh cdo gje?

Dhe kete opsion e kam analizuar gjate ketyre koheve te fundit dhe ne radhe te pare dhe kete e them me sinqeritet ka qene shume e rendesishme gjate kesaj kohe qe une te beje dicka ndryshe nga c’po ndodh keto 6, 7, 8 vitet e fundit, qe dhe zoti Bugajski e ka pershkruar shume bukur ne nje nga 6 semundjet e politikes shqiptare eshte ajo qe quhet klientelizmi korruptiv. Pra, ne parlamentin shqiptar shoh me shume deputete qe ngrene doren pa menduar, nderkohe qe une duke thene qe kete lloj shansi ma dha dhe zoti Rama me bojkotin me greven e urise etj, etj, te mos i bindem disiplines formale thjesht per te ngritur doren dhe per te thene qe ne rregull po bej edhe une si shoket e tjere, por ti bindem ndergjegjes dhe bindjes sime. Per nje periudhe te caktuar une jam munduar te zhvilloj ate qe quhet mandati sovran i deputetit, derisa nuk me perjashtuan. Ne momentin qe me perjashtuan, pastaj isha i pavarur dhe ne 100% te kohes une jam i bindur ndergjegjes sime kam marre vendime nje funksion te ndergjegjes sime. Mua me vjen keq qe nje deputet me kaq eksperience, i cili nuk eshte dalluar per c’disipline, gjate 20 vjeteve, para se Rama te vinte ne PS, une nuk kam pasur asnje lloj mase disiplinore, te perjashtohet nga PS dhe njekohesisht te mos vleresohet racionaliteti i mendimeve dhe eksperienca ime. Keshtu qe ky do te ishte nje test jo per mua si person por midis dy partive kryesore, cila prej tyre do te respektonte mendimin e lire, mendimin qe bazohet ne ndergjegjen dhe ne bindjen dhe cila nga dy partite nuk do ta respektonte. Mua me vjen keq por tani jam i bindur se ai projekt qe une kam nisur ne 91 ne PS, nuk konsiderohet me nje reformim i pakthyeshem. Per mendimin tim, ka shume reminishenca qe lidhen me te kaluaren. Sjellja e perjashtimit eshte nje sjellje qe nuk do ti takonte, une nuk do ta kisha menduar kurre qe ne PS te perjashtohej nje deputet me kaq vlera sa c’jam une apo dikush tjeter. E dyta, nuk do ta imagjinoja kurre dhe per fatin tim te mire pata mbeshtetjen e nje zyrtari te SHBA, qe PS do te organizonte nje gje te tille qe do te mos lejonte deputetin te votonte, pra t’i merrte karten. Gje shume e rende. Dhe me pas te vinin tek shtepia te benin presion, pra jane elemente qe kane te bejne me reminishenca dhe une qellimisht po rri deri ne fund te kesaj gjeje. Dua te them edhe nje gje tjeter, nuk eshte arsye per justifikim por ne SHBA, brenda 200 vjeteve ka pasur 243 demokrat qe jane kthyer ne republikan, dhe 94 republikane te kthyer ne demokrat, pra ceshtja e evoluimit te bindjes se personave te ndryshem per te kaluar nga nje parti ne tjetren ne vendet demokratike nuk eshte ndonje teme tabu, do t’ju jap nje fakt Cercill ka levizur nga konservatore ne liberal dhe eshte kthyer ne konservatore.

Ka ndodhur eshte e vertete me personazhe dhe te njohur por ne dijenine time ka ndodhur ndryshimi nga rinia ne moshen e pjekurise…

Jam dakord, por ne politiken e kemi filluar relativisht jo shume te rinj, tek ne demokracia ka ardhur ne vitin 1990 dhe keshtu qe mosha jone matet me 20 vjet, ne kete kuptim ndryshimi i bindjes nuk eshte ndonje gje shume e madhe do thosha une, por nuk eshte as argument per tu justifikuar. Une doja te thoja dhe kete gje une doja te thyeja edhe nje teme tabu. Jam munduar gjate gjithe kesaj kohe sidomos dy mandatet e fundit por edhe me pare me shume kujdes, eshte e vertete qe periudha e pare e politikes ka qene shume agresive, dhe nuk ka pasur konkurrente, por ka pasur beteje mes armiqsh, jam munduar ta thyej kete tabu dhe i pari qe e ka thyer ne menyre politike kete tabu eshte LSI d.m.th eshte Ilir Meta. Nje parti e cila mendohej qe ishte ne konflikt me PD-ne, arriti te bente nje koalicion pra u thye nje teme tabu, pra kemi te bejme me konkurrente, dhe jo me armiq, tradhtare etj, etj terminologji qe nuk i perket sistemit demokratik, pra terminologjia e tradhtareve e armiqve eshte e trasheguar nga diktatura e proletariatit. Pra une me kete shembull nese kjo do te realizohej doja te jepja edhe kete mesazh nje njeri qe ka qene kundershtar i rrepte ne kufijte edhe te veprimeve me shume sesa kundershtare eshte ne gjendje ta thyej kete lloj teme tabu.

Ata qe ju kritikojne sot kujtojne nje thenie tuajen do t’ju thyejme “kafkat” demokrateve. Si eshte e verteta e keni thene?

Nuk eshte tamam keshtu, ka qene moment kur eshte bere mbledhja per heqjen e imunitetit te zotit Nano ne 93, ka qene nje mbledhje e komisionit per heqjen e imuniteteve, ka qene nje debat dhe ka qene dikush tjeter qe e ka thene dhe e kam transmetuar ne media por nuk eshte thenia ime ajo. Une nuk jam dalluar ndonjehere as per veprime retorike te ketij lloji.

Prej nje viti thuhet ne rrjetet sociale qe mund te rreshtoheni ne radhet e PD dhe u perforcua sidomos kohet e fundit pas seances se 15 prillit ku kryeministri u shpreh edhe per nje bashkepunim afatgjate me ju?

Ne pozicionin qe ishte kryeministri ajo deklarate me duket deklarate e tij personale. Pavaresisht respektit shume te madh qe kam per dy koleget e mi Dogjani dhe Kadeli historia ime eshte e ndryshme nga ajo e tyrja. Une kam kater vjet qe mbaj qendrim ndryshe dhe nga keta dy kolege, dhe u bashkuam se fundi per votimin e qeverise dhe tek ai i KQZ-se. Une kam kater vjet qe veproj ndryshe, kam nje vit e gjysme i perjashtuar nga PS dhe sic thashe nuk kam pasur as presionin e nje disipline formale, dhe vendimet e mia kane qene sipas ndergjegjes sime dhe nuk jane bere sic mund te kete menduar ndonjeri ne funksion te ndonje pazari apo marreveshje, apo dhe bashkepunimi me zotin Berisha, pavaresisht se atij kjo gje i ka sherbyer, i ka volitur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›