Gramsh grinden per pronesine e shtepise

Ndërsa ende nuk kishin përfunduar procedurat e divorcit janë përplasur sërish burrë e grua këtë herë për pronësinë e shtëpisë së përbashkët. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gramshit kur pasi janë takuar për të diskutuar mbi pronësinë e banesës, burri në debat e sipër ka marrë një dru dhe ka goditur bashkëshorten e tij.
Pëllumb Braho 41 vjeç me banim në fshatin Tunjë është arrestuar në flagrancë ndërsa gruaja Fatbardha Braho është dërguar në spital .
Sipas të dhënave të para të policisë, 43 vjeçari ka kërkuar të marrë pronësinë e shtëpisë duke ushtruar dhune ndaj bashkëshortes.