Berisha: Rama nuk duhet të kandidonte në Vlorë, por në Tiranë
Kryeministri Berisha ka sulmuar sot kreun e PS-së Edi Rama në lidhje me kandidimin e tij në qarkun e Vlorës.
Nga Orikumi ku inaguroi fillimin e punimeve për impiantin e ujërave të zeza, kryeministri Berisha theksoi se kryesocialisti Rama duhet të kandidonte në Tiranë pasi atje ndodhet selia e partisë dhe jo në Vlorë.
Nuk dua të ndërhyjë në punët e brendshme të Partisë Socialiste por kandidimi i Koço Kokëdhimës në Vlorë është i pafalshëm.Nuk e solli Rama në Vlorë Koço Kokëdhimën, por Koço Ramën pasi ai është kryetari i Ramës tha Berisha.
Projekti i mipiantit në Orikum starton me shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm, vijon me sherbimin e kanalizimeve dhe te trajtimit te ujit te ujit për popullsinë prej 15,000 banoresh qe jeton sot ne Orikum duke parashikuar një kapacitet të mundshëm sistemesh për deri 60,000 banore përfshirë këtu dhe fluksin turistik qe gati katër-pese fishohet çdo vit gjate sezonit turistik.
Vlera e financimit është 16.441 Milion USD nga të cilat 13.351 Milion USD (gati 80%) janë financim i Bankës Islamike për Zhvillim dhe 3.09 Milion USD (gati 20%) janë kontribut i Qeverisë Shqiptare.
vijon….