Berisha: Rama nxori mësim, bllokoi ligjet por dëmtoi veten
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me një grup studentësh nga Fakulteti i Edukimit të Prishtinës, në selinë e kryeministrisë.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të studentëve kosovarë, shefi i qeverisë përsëriti akuzat ndaj kryetarit të opozitës, Edi Rama, për bllokimin e reformave dhe statusit kandidat të vendit. Sipas kryeministrit, kreu i PS-së penalizoi veten dhe partinë e tij, në përpjekje për të dëmtuar qeverinë.
Berisha deklaroi se humbja e zgjedhjeve të kaluara shërbeu si mësim për Ramën, i cili ka pranuar sot ofertat që sipas tij i ishin bërë një vit e gjysmë më parë.
“Zoti Edi Rama kërkoi 2 vjet me radhe rinumërimin e votave, pa asnjë fakt, që të provonte se zgjedhjet ishin manipuluar, apo numërimi nuk ishte bërë në rregull. Rama bllokoi ligjet dhe megjithë ofertat tona të përsëritura nuk pranoi të votonte ligjet, duke shpresuar se me bllokimin e statusit do të dëmtonte qeverinë, por dëmtoi partinë e tij. Nxori mësim dhe tani ka pranuar pikë për pikë ato qe i janë ofruar një vit e gjysmë më parë.”- u shpreh kryeministri.
(er.nu/Balkanweb)