Kancelarja Merkel, javën e ardhshme në Prishtinë
PRISHTINE - Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vizitojë Kosovën në fillim të javës së ardhshme.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskryeministri kosovar Hajredin Kuçi për mediat në Prishtinë, i cili tha se Merkel pritet të mbërrijë të hënën në Kosovë.
Mësohet se Merkel të vizitojë Kosovën për të përcjellë mesazhe lidhur me bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit që po zhvillohen në Bruksel.
Në samitin e fundit të shefave të shteteve të Bashkimit Europian, kancelarja gjermane Merkel ishte më e vendosura për refuzimin e kërkesës së Serbisë për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.
Vendosmëria e saj erdhi pasi Beogradi nuk përmbushi kërkesat për të përmirësuar raportet me Prishtinën, ashtu siç Merkel kishte kërkuar gjatë takimit të saj me president serb Tadiç.
(er.nu/news24/BalkanWeb)