Berisha: Rama piktor i deshtuar, i mungonte vizioni per Tiranen Eva Gjura
Kryeministri Berisha ka pershendetur dje konkursin nderkombetar per projektin per Bulevardin e ri te Tiranes. Kreu i qeverise e ka cilesuar kete projekt si fillimin e madh e premtues per Tiranen metropol Europian, nderkohe qe ka shigjetuar ish-kryetarin e Bashkise se Tiranes, Edi Rama, duke e cilesuar si nje piktor te deshtuar, te cilit i mungonte vizioni per zhvillimin e Tiranes. Gjate fjales se tij kryeministri u shpreh se
“shqiptaret presin me padurim Tiranen e ketij shekulli, Tiranen ne funksion te qytetarit, Tiranen si nje metropol i ri europian, Tiranen qe te harmonizoje ne menyren me te shkelqyer te gjithe potencialet e saj e te vazhdoje te luaje rolin kryesor ne zhvillimin e vendit”. Duke e konsideruar organizimin e ketij konkursi ngjarje te madhe per qytetaret e kryeqytetit dhe per mbare shqiptaret, kryeministri tha se, projekti i ri do t’i jape Tiranes nje dimension te ri urbanistik qe nuk ka mundur ta kete deri tani, si pasoje e mungeses se vizionit, nje dimension qe qyteti mezi e pret. Kryeministri i eshte drejtuar kryetarit aktual, Basha, te cilin e ka pergezuar per punen e mire qe po ben, duke i dhene nje pamje tjeter kryeqytetit. “Duhet te jemi realist, Tirana ka humbur disa vite dhe kjo jo per qytetaret e saj, por, para se gjithash, per mungesen e vizionit te paraardhesit tuaj, zoti kryetar. Paraardhesi yt ishte nje piktor dhe duhet te them i deshtuar, jo per faktin se nuk i shiteshin veprat ne treg, por se nuk kuptonte se njerezit kane nevoje jo vetem te shohin, por kane nevoje edhe te ecin dhe kjo eshte urbanistika”, - u shpreh Berisha. Kryeministri ka theksuar se “qeveria do te mbeshtese fuqishem Bashkine, ne projektet ambicioze per ndertimin e Tiranes se ketij shekulli, sikunder qeveria do te mbeshteste pavaresisht nga ngjyrat partiake, cdo te votuar te qytetareve te Tiranes, ne ambiciet e tij per t’i dhene Tiranes dimensionin e munguar”. Berisha u shpreh me tej se shqiptaret presin me padurim Tiranen e ketij shekulli, Tiranen ne funksion te qytetarit, Tiranen si nje metropol i ri europian, Tiranen qe te harmonizoje ne menyren me te shkelqyer te gjithe potencialet e saj e te vazhdoje te luaje rolin kryesor ne zhvillimin e vendit. Kryeministri kerkoi nga kryetari i bashkise Basha, qe ne bashkepunim me qeverine te beje gjithcka qe shqiptaret te kene sa me shume gjera qe te duan ne kryeqytetin e tyre dhe te huajt te kene sa me shume gjera per te vleresuar ne kete kryeqytet dhe kjo do te ndodhe kur Tirana te ndjeke rrymen e zhvillimit te kryeqyteteve europiane, duke pasur epersine e jashtezakonshme mjedisore e te pozicionit te saj gjeografik, te pakrahasuara me asnje qytet tjeter.