Komerdarja e turbofolkut pseudonacionalist Nga Edi Rama
Dje kryeministri me akuzoi personalisht se i sherbej Serbise. Akuzoi edhe opoziten shqiptare se eshte me zi se opozita serbe. I beri te dyja per te vijuar me fajesimin e opozites ne perpjekjen per te mbuluar deshtimin e qeverisjes ne procesin e integrimit. Shpifi se gjoja ne bllokuam Kodin Penal. Ne fakt e votuam ate perpikmerisht ne seancen e caktuar pasi i beme nje permiresim te ndjeshem. E donte si qorri syte nje alibi qe nuk ia dhame, bllokimin e kodit. E tani s'ka c'ben tjeter pervecse te shpife. E verteta eshte se asnje lloj lidhje nuk ka mes sjelljes e qendrimeve te opozites dhe mosreagimit pozitiv te Komisionit Europian. Perkundrazi jemi pergezuar ne me shume se ne nje rast nga partneret europiane per kryerjen deri ketu me pergjegjesi te larte, te te gjitha detyrave tona te shtepise si opozite ne raport me procesin e integrimit. Praktikisht jane miratuar te gjitha kodet qe kerkojne 3/5 e votave. E jo thjesht jane miratuar, po jane permiresuar ne elemente te rendesishem te tyre fale kontributit te deputeteve socialiste. Por kjo qasje e qarte proeuropiane e opozites sigurisht nuk i volet kryeministrit te mbetur zbuluar para Bashkimit Europian dhe opinionit publik shqiptar. E nese BE-se nuk ia hedh dot me pallavra antiopozitare, ai kerkon medoemos t'ua hedhe shqiptareve duke fajesuar deri ne marrezi opoziten.
Shpif shpif se dicka mbetet eshte tanime i vetmi program qe i ka mbetur Sali Berishes per t'i bindur shqiptaret se ai eshte ai qe nuk eshte dhe anasjelltas, se edhe opozita eshte ajo qe nuk eshte. I ka ecur ne te shkuaren duke perfituar nga percarja shoqerore qe ka ushqyer 22 vjet me radhe si nje antikomunist sherrnxites, pasi eshte formuar 22 vjet te tjera me pare si nje komunist luftenxites. Shpreson se do te vazhdoje t'i ece duke i meshuar percarjes e duke kultivuar urrejtje ndaj opozites, per te mbijetuar fale hendekut qe mban hapur mes shqiptareve. Por le te pyesim pak historine se ajo ne kete rast ndihmon kedo qe deshiron te gjykoje mbi bazen e te vertetave historike dhe jo te shpifjeve e te baltes se shtresezuar ne vite nga Sali Berisha ne mendjen e shume shqiptareve.
Historia tregon se kur ishte President i Republikes ne vitet e luftes ne ish-Jugosllavi, kryeministri i sotem theu embargon nderkombetare per t'i cuar nafte regjimit kriminal e thellesisht antishqiptar te Sllobodan Milloshevicit. Partia Socialiste ate kohe foli fort kunder kesaj tradhetie te interesave kombetare megjithe terrin mediatik qe kishte imponuar Sali Berisha si President i Republikes. A ia coi naften Kasapit te Beogradit sepse sic thone disa goje te liga, ka ngrene ne te shkuaren komuniste ndonje luge ne corben serbe, apo sepse sic thone faktet e ketyre 7 viteve te pushtetit te tij te korruptuar, eshte nje makut i dhene pas parase kudo ku ajo i shfaqet, kete nuk e dime. Mund te jene te dyja bashke, po sidoqofte s'ka si mos te jete njera nga te dyja, sepse nuk gjendet dot nje arsye e trete qe kreu i shtetit shqiptar te beje apo te lejoje te behet biznes me nje regjim armik te shqiptareve sic ishte ai i Sllobodan Milloshevicit. Per me teper kur ky i fundit rrinte kruspull ne strofullen e tij, krejt i izoluar nga bota qe e kishte vene nen embargo. Me pas erdhi koha e luftes frontale te shqiptareve te Kosoves me Kasapin e Beogradit, kur ne horizontin e perpjekjeve per liri te tyre u shfaqen sigla dhe komunikatat e para te nje force te quajtur Ushtria Clirimtare e Kosoves. Se c'kane hequr protagonistet kryesore te krijimit te asaj force heroike ne Shqiperine e qeverisur nga Sali Berisha e te mbajtur nen hijen e dhunshme te SHIK-ut te tij famekeq, kete e dine jo vetem ata. E di edhe kushdo tjeter qe ne ate kohe ose me vone, ka pasur mundesine te mesoje mbi peripecite e tyre brenda territorit te vendit tone. Ne vend se te liheshin te pakten ne punen e tyre si ne vendin ame, ata perndiqeshin kemba-kembes si shtrigat ne kohen e inkuizicionit. Por ajo qe dihet boterisht tanime eshte se si u soll publikisht Saliu, kur ishte shef i opozites, me Ushtrine Clirimtare te Kosoves. Ua rrokanisi koken shqiptareve me kerdisjet per UCK-ne, me zerin e figuren e tij dhe permes gazetave qe i benin jehone qendrimeve te tij te ngjashme si dy pika uji me ato te te gjithe armiqve te Kosoves e te te gjithe atyre qe nuk e imagjinonin dot Kosoven as te lire e as te pavarur nga Serbia. Nuk la sharje e shpifje pa leshuar ndaj "marksiste-leninisteve", "terroristeve nderkombetare", "narkotrafikanteve", "banditeve" e "krimineleve" te UCK-se.
Ndersa me ane tjeter, dihet boterisht po ashtu se c'beri edhe qeveria socialiste e Fatos Nanos para shperthimit te luftes clirimtare ne Kosove, edhe qeveria socialiste e Pandeli Majkos gjate luftes clirimtare te Kosoves, per te lehtesuar barren e rende qe moren persiper themeluesit e UCK-se dhe per ta mbeshtetur UCK-ne ne realizimin e misionit te saj historik. A iu kundervu Sali Berisha UCK-se pikerisht sepse UCK-ja gjeti mbeshtetje tek armiqte e tij socialiste ne pushtet apo iu kundervu ne vazhden e nje politike te karakterizuar nga lakeizmi ndaj Beogradit(?), per arsye qe disa thone se i dine po qe mbeten sidoqofte te paditura zyrtarisht, kete nuk e dime. Por historia e kesaj periudhe se paku tregon qarte se kush ishte dhe kush nuk ishte ne krahun e duhur te historise ketu ne Shqiperi, deri kur lufta i uli palet ne tryezen e keshtjelles se Rambujese. Dhe s'ka dyshim se ne krahun e duhur te historise se shqiptareve mungonte deri aty Sali Berisha, ashtu sic mungoi edhe ne momentin kulmor te Rambujese kur doli e beri nje thirrje qe kasapit te Beogradit i ra si dhurate nga qielli nese nuk e ka ditur me pare. Doli cakerrdisht hapur kunder marreveshjes qe e deshironin te gjithe aleatet nderkombetare te Kosoves dhe per te cilen luajti rolin e vet te dokumentuar historik edhe qeveria socialiste e Shqiperise. Me pas, mu ashtu sic u pervodh duke i ikur duarsh tutorit te tij Ramiz Alia per te hipur ne anijen e fitimtareve te Dhjetorit '90 fale aftesive te tij te njohura prej manipulatori publik, kryeministri i sotem u pervodh edhe per t'u ngjitur me fitimtaret e luftes se Kosoves per te cilen tanime i ka mbetur pa thene vetem qe e udhehoqi ai ate lufte. Sidoqofte, politikisht Shqiperia e Kosova kane shpetuar me ne fund nga rrengjet e metejshme qe ky percares i madh i shqiptareve mesveti, mund t'u bente ne sinkronin e disahere provuar me interesat e Beogradit. Zor ta thuash te njejten gje kur vjen puna tek ca afera ekonomike me leverdi te madhe ne Shqiperi per njerez te lidhur me mafian serbe mes Beogradit e Tiranes. Por kjo eshte nje teme tjeter, ku dua vetem te theksoj nje gje: Me Serbine e sotme pa asnje dyshim duhet te ndertojme marredhenie sa me dobishme me interes reciprok, ne kuadrin e zhvillimit dhe integrimit te te gjithe rajonit ne Bashkimin Europian. Pra, se sa mund te jete Partia Socialiste e dyshueshme per cfaredo lidhje te erret me Serbine apo e fajesueshme per cfaredo qendrimi gjate ketyre njezet vjeteve, qe te kete ndihmuar Serbine e Sllobodan Milloshevicit apo te mos kete mbeshtetur pa asnje rezerve ne menyren me konstante Kosoven e lire, demokratike e te pavarur, kete e thote historia. E thote permes fakteve qe zmbrapsin jehonen e shpifjeve e te perbaltjeve njezetvjecare te Sali Berishes dhe isove te mediapolifonise se tij ne Shqiperi apo edhe ne Kosove. Ndersa une vete s'mund te jem vecse krenar qe sot kam privilegjin ta udheheq Partine Socialiste, si nje force qe ne njezet vjet mund te kete bere gabime, po ne asnje rast nuk e ka bere fajin e tradhtise kombetare apo te lajthitjes politike me ceshtjet madhore te kombit e te ketij vendi. E pikerisht sepse ne vitin 1999 Shqiperia ishte ne majen e respektit nderkombetar, fale kontributit historik te qeverise socialiste e te popullit shqiptar per menaxhimin e nje krize humanitare te jashtezakonshme si ajo e shkaktuar me qindramijera shqiptare te perzene barbarisht nga trojet e Kosoves ne nje kohe kur Serbia ishte delja e zeze ne syte e botes demokratike, sot nuk mund te mos e them acik se eshte turperuese per Shqiperine qe Serbia te hyje perpara nesh ne deren e radhes se integrimit europian. Eshte turperuese jo pse hyn Serbia, po pse nuk hyn Shqiperia dhe kete turp Shqiperise nuk po ia le as Komisioni Europian, as opozita, as shqiptaret e zakonshem jo e jo. Por po ia le pikerisht qeveria dhe kryeministri i saj, i cili thjesht rendon barren e turpit te vet kur kerkon t'u ike dallgeve te pergjegjesise duke u hedhur mbi kamerdaren e turbofolkut pseudonacionalist per te fajesuar opoziten si sherbetore te Serbise(!).
Ne fund nje nenvizim per te gjithe lexuesit e ketyre radheve: Une kam bere e do te bej cdo gje qe mundem, bashke me gjithe deputetet socialiste e me opoziten si e tere, qe Shqiperia te mos mbetet edhe ne vjeshten e ardhshme per te treten here rresht ne provimin e Komisionit Europian. Nese kryeministrit i mjafton te fajesoje opoziten e mua personalisht, mua vete nuk me mjafton te them te verteten e fakteve qe flasin per pergjegjesine e pashmangshme te tij e te qeverise se tij ne mospermbushjen e detyrave te integrimit. Sepse deri ketu mund te fitojme argumentin, po jo sfiden e integrimit. Prandaj nuk do te rresht se ftuari palen tjeter dhe se ofruari kontributin tone qe Shqiperia te mos vazhdoje te turperohet ne pragun ende te pakapercyeshem te paradhomes se anetaresimit ne Bashkimin Europian. Sikur kryeministri te bente te njejten gje ne muajt e mbetur, ajo paradhome mund te mos mbetet nje mirazh.