Rama nuk i ndahet nudove, uron nenat, grate dhe motrat me foto te tre femrave lakuriqe
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka uruar dje grate per festen e 8 marsit, duke publikuar ne faqen e tij te internetit, nje mesazh per me shume liri dhe te drejta. Por edhe kete here kreu i PS-se ka zgjedhur ta shoqeroje mesazhin e tij me nje fotot jo te zakonshme. Bashke me fjalet per nenat, motrat dhe grate, Rama ka servirur per publikun dhe nje foto ku shfaqen disa femra te cilat nuditetin e mbulojne me plastmase. Fotoja eshte marre nga nje prej koreografive te artistit te njohur Angjelin Preljocaj. Edhe pse nje veper e mirfillte artistike, mesazhi i saj duket se ngaterrohet me festen ne Diten Nderkombetare te Gruas. Angjelin Perljocaj eshte sot nje nder koreografet shqiptare me reputacion nderkombetar. Ai ka lindur ne France me 1957 nga nje familje shqiptare. Ka me teper se 20 vjet qe, me artin dhe talentin e tij, ai le gjurme te pashlyeshme ne skenat franceze e ato te huaja me koreografine e tij tejet kontemporane ku, ndjenjat, gjymtyret e trupat fluturojne me levizje plot hare e dinamizem. Gjuha e tij koreografike eshte po aq e paster sa edhe pathosi dhe ideja e tij, shoqeruar me nje vizion filosofik egzistencialist i cili ben qe krijimtaria e tij te jete ne kufijte me te avancuar te artit kontemporan ne te gjithe boten.