E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Prodhimet industriale, tani po kushtojne me teper Eglantina Nasi

Prodhimet e realizuara prej industrise shqiptare, tani po kushtojne me shume se me pare. Kete e fakton nje studim i kryer rreth tyre per tremujorin e katert te vitit te kaluar, nga Instituti i Statistikave. Sipas tij, cmimet e prodhimit vendas ne teresi, kane njohur nje rritje te tyre gjate kesaj periudhe. “Indeksi i Cmimeve te Prodhimit ka shenuar nje rritje prej 0.7 per qind kundrejt tremujorit te trete te vitit 2011”, - citon ky raport. Duke vene me pas ne dukje faktin se ndryshimi vjetor i ketij treguesi, eshte ne vleren prej 2.1 per qind. Qe do te thote konkretisht se prodhimet e industrise vendase, ne fund te vitit te kaluar, kishin cmime mesatarisht 2 per qind me te larta si nivel, me ato te vitit pararendes, 2010. Nderkaq, ekspertet e INSTAT-it vene ne dukje faktin se ka pasur edhe prodhime, te cilat kane njohur renie te cmimeve te tyre gjate fundvitit te kaluar. Konkretisht, industria nxjerrese shenoi nje ulje prej 1.2 per qind. “Ketu mund te permendim uljen e cmimeve te produkteve ne aktivitetet “Nxjerrja e produkteve energjetike” me 0.6 per qind dhe “Nxjerrja e produkteve joenergjetike” me 1.6 per qind”, - citon raporti i lartpermendur i Institutit te Statistikave. Sikunder permendet edhe nje dege tjeter e industrise vendase, e cila ka njohur renie te indeksit te cmimeve te saj. “Cmimet e prodhimit ne aktivitetin ‘Industri ushqimore’ u ulen me nivelin prej 3.0 per qind”, - shton lidhur me nje fakt te tille raporti i INSTAT-it. Per te renditur me pas, te gjitha llojet e industrive, te cilat kane shenuar rritje te cmimeve te prodhimeve te tyre ne tremujorin e fundit te vitit te kaluar. Keshtu, mesohet se prodhimi ne degen “industri perpunuese” shenoi rritje me 1.4 per qind te cmimeve te tij gjate kesaj periudhe. “Brenda saj, mund te permendim rritjen e cmimeve te prodhimit te produkteve ne aktivitetet ‘Rafinimi i naftes; koksifikimi’ me 8.2 per qind dhe ‘Prodhimi i drurit pervec mobilieve’ me 4.3 per qind”, - nenvizojne ekspertet e Institutit te Statistikave.

Duke iu referuar ne te njejtin trend rrites edhe indeksit te cmimeve te prodhimit per produktet vendase. “Ky tregues arriti deri ne nivelin prej 111.4 per qind duke shenuar nje rritje prej 0.9 per qind krahasuar me tremujorin e trete 2011”, - shtojne hartuesit e raportit te lartpermendur, Per te perfunduar me faktin se ne kete grupim, mund te permendet edhe rritja e cmimeve ne degen “Industri perpunuese” me nivelin prej 1.8 per qind.

Eksportet “Made in Albania”, 0.1% me te shtrenjta jashte

Ne kuadrin e rritjes ne teresi te Indeksit te Cmimeve te Prodhimit, mesohet se gjate tre muajve te fundit te vitit te kaluar, rritje ka shenuar edhe Indeksi i Cmimeve te Eksportit. Sipas raportit me te fundit te Institutit te Statistikave, ky tregues ka shenuar nje rritje prej 0.1 per qind, krahasuar me tremujorin e meparshem. “Ketu mund te permendim rritjen e cmimeve te produkteve ne degen ‘Industri perpunuese’ me 0.4 per qind”, - citon raporti ne fjale. Duke shtuar se eksportet qe kane kushtuar me teper se me pare kane qene edhe ato qe i perkasin industrise ushqimore, perkatesisht me nje nivel rrites prej 1.2 per qind; apo ajo e industrise se prodhimit te drurit, me rritje deri 5.6 per qind. Ndersa statistikat tregojne se renie kane pesuar prodhimet e siguruara nga industri te tilla si ajo tekstile me -1.2 per qind apo industria e letres dhe e kartonit, prodhimet e se ciles te destinuara per jashte vendit, njohen nje renie te cmimit te tyre deri ne – 7.5 per qind.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›