E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha: Rama po varfëron çdo ditë shqiptarët, vota e 14 majit do sjellë ndryshimin e vendit

Kreu i grupit të “Rithemelimit” në Partinë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar në 14 maj demokratët do të bëjnë ndryshimin e madh duke votuar për koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Gjatë prezantimit të kandidatit Zija Ismaili të këtij koalicioni për Bashkinë e Beratit, Berisha tha se Shqipëria sot jeton nën regjimin e Edi Ramës i cili sipas tij, po i varfëron dhe po i largon çdo ditë nga vendi shqiptarët.

“Është për ju ajo votë, është për qytetarin ajo votë, sepse votoni për rivendosjen e pluralizmit, votoni kundër pushtetit të të gjitha pushteteve në duart e një njeriu, i cili edhe engjëll po të jetë, shndërrohet në djall, pa le kur ka rastisur djall imagjinoni se çfarë bëhet, siç është Edi Rama.

Vota për Zija Ismailin është votë për dinjitetin tuaj, për liritë tuaja. Sot ne jetojmë në një regjim ku çdo pushtet është përqendruar në dorën e një njeriu.

Ky është tipari më thelbësor i të gjitha diktaturave. Ky njeri sot nuk ka kampe përqendrimi, skuadra pushkatimi, por ka në dorë darën e tmerrshme të varfërimit të shqiptarëve, duke i vjedhur ata dhe duke i përzënë çdo natë, ditë, javë e muaj nga vendi i tyre”, u shpreh Berisha.

Sipas Berishës, Rama i mban nën kontroll shqiptarët përmes varfërsië.

“Ky njeri ka vendosur mbi shqiptarët tiraninë e varfërisë dhe tirania e varfërisë është nga format më të egra të tiranisë.

John Kenedi thotë; se njëri nga  3 armiqtë më kryesorë të njeriut është vafëria. I bën thirrje çdo qytetari të Beratit dhe Shqipërisë, a është sot më shumë se 10 vite më parë. Të pyesë veten, pse në këto 8 vite ikën mbi 1 mln shqiptarë nga Shqipëria, pse po boshatisen fshatrat dhe qytetet tona.

Me arsyetim të shëndoshë, kryesorë dhe mbi të gjitha është varfëria, e cila nuk vjen nga Zoti, nga natyra, por vjen nga robi qeveritar që vjedh ditë e natë qytetarët shqiptarë”, theksoi Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›