E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

14 maji/ Bejko takim me sipërmarrës e banorë të Xhamllikut: Ulim me 50% taksat

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë Roland Bejko, zhvilloi një takim dere me dere këtë të diel (7 maj) me sipërmarrësit dhe banorët e Xhamllikut në Tiranë

Teksa e konsideron shumë të rëndësishëm komunikimin direkt dhe sy më sy me qytetarët, Bejko tha se nëse fiton, në bashkëpunim me ekspertë t’i japë frymëmarrje biznesit duke ulur me 50% taksat”.

“Sot ishim në zonën Xhamllikut. Në takimet me bizneset e vogla, më bën përshtypje, se taksat janë shumë të larta. Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erjon Veliaj i ka rritur në mënyrë të vazhdueshme taksat. Prandaj ne bashkë me eskpertët tanë do ti japim frymëmarrje biznesit duke ulur me 50% taksat”, – tha Bejko.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›