E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama, politikani i shanseve të humbura

Kryeministri Berisha në një konferencë për shtyp u shpreh se Rama do mbetet në histori si politikani i shanseve të humbura personale. Sipas tij Rama nuk është axhenda e Sali Berishës ndërsa theksoi se do ti shtrijë dorën grupit parlamentar të PS-së për të bashkëpunuar në interesin e vendit. "Pavarësisht nga momenti dhe nga tronditja e natyrshme që ka humbja në këto zgjedhje koha tjetër do të jetë një kohë bashkëpunimi dhe prania e LSI-së është një dëshmi apo një faktor i rëndësishëm në kuadër të një klime të re bashkëpunimi" theksoi Berisha. Ndërsa për rezultatet e KQZ -së Berisha theksoi se pjesë e rënduar e vendimeve është PD-ja me mandatin e qarkut të Fierit duke shtuar se do të pranoj verdiktin e kolegjit zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›