E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama protestoi por humbi

E shtune 28 Janar 2012 1530

Kryeministri Sali Berisha Kryeministri Sali Berisha ka paraqitur programin e tij politik gjate nje takimi me te rinj te partive te djathta nga rajoni.

Ne bashkebisedimin me te rinjte lideri i maxhorances nuk ka lene menjane as akuzat ndaj kryesocialistit Edi Rama duke theksuar se ne vitin 2009 zgjedhjet nuk u manipuluan por pavaresisht kesaj opozita organizoi mbi 100 protesta dhe per shkak te tyre humbi edhe Bashkine e Tiranes. Kryeministri ka vleresuar rikthimin e opozites ne kuvend duke deklaruar se fale bashkepunimit PD-PS Shqiperia shpreson te marre statusin e vendit kandidat kete vit. Pas deklaratave te kryeministrit Berisha ka reaguar edhe kryesocialisti Edi Rama. Ne faqen e tij zyrtare ne Twitter Rama i ka cilesuar genjeshtra deklaratat e tij duke nenvizuar se programi i PS-se eshte rruga e vetme per nje te ardhme me te mire per te rinjte.ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›