Rama në Preshevë: Mikpritje befasuese, qindra vetë jashtë salle
Kryesocialisti Edi Rama, nga Presheva ku ndodhet për promovimin e librit të tij ”Kurban” ka hedhur poshtë zërat për një sabotim të mundshëm nga përfaqësuesit e Preshëvës. Në rrjetin social Twitter ai shkruan se nuk mjaftuan ambjentet e sallës për të mbajtur të gjithë njerëzit që kishin dalë në pritje, ndërsa shpreh keqardhjen ndaj gjendjes sociale. Në këtë kontekst ai u ka premtuar banorëve atje se do t`i paraqesë një kërkesë urgjente parlamentit për financim të maternitetit të munguar dhe te pakten dy shkollave për kete vit.
“Mbërritem në Presheve.Mikpritje e ngrohte, pres me padurim bashkebisedimin publik me qytetaret në orën 2 dhe pastaj takimin me te zgjedhurit. Mikpritje befasuese dhe bashkebisedim i paharrueshem me qytetaret e Presheves. Fatkeqesisht qindra vete s`munden te hyjne ne salle!Gjendja ekonomike sociale e rende.Do t`i kerkojme urgjent parlamentit financim per maternitetin e munguar dhe te pakten dy shkolla kete vit. Ne rend te dites idete e programit tone per nje Rilindje Shqiptare mbi mbrojtjen e shqiptareve kudo jetojne, e posacerisht ne kete lugine.Per keto e me shume do vazhdojme biseden edhe me te zgjedhurit vendore, njerez shume mikprites me halle pafund ne administrimin e komunave”-shkruan Rama.
Vizita e Ramës në Preshevë është e dyta ku një lider kryesor politik nga Tirana viziton komunitetin shqiptar në këtë pjesë të Ballkanit, pas vizitës së ish- zëvendëskryeministrit Ilir Meta në mars të vitit 2010.