E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, digjet shtëpia, shpëton e moshuara

Foto ilustruese

Një e moshuar u ka shpëtuar mrekullisht flakëve që përfshinë banesën e saj sot në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet qytetit, në një moment kur në banesën e Anton Preçit ka qenë vetëm gruaja e moshuar.

Sipas burimeve, kanë qenë fqinjët e familjes Preçi ata që kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikëset dhe kanë ndihmuar gruan të dalë jashtë. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses, banesa është shkrumbuar plotësisht.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e pakujdesisë së gruas së moshuar.

 

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›