E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama punoi me mua per te rrezuar Fatos Nanon

Menyra se si Rama e pershkruan Nanon eshte identike si ajo e Enver Hoxhes per Haxhi Lleshin. Une e ndihmova te rrezonte Nanon. Ai punoi me mua per rrezimin e tij

Kryeministri Sali Berisha gjate takimit qe pati diten e djeshme me te rinjte e qytetit te Durresit ka komentuar librin e liderit te opozites Edi Rama. Ai theksoi se pavaresisht se nuk e ka lexuar librin e kundershtarit te tij eshte njohur me disa paragrafe te ketij libri nga shtypi i dites. Per kreun e qeverise shqiptare menyra se si e ka trajtuar Rama ish-liderin e PS-se Fatos Nano eshte e ngjashme me menyren se si vepronte ish-lideri komunist Enver Hoxha me kundershtaret e tij. Ai ka theksuar se nje nder arsyet kryesore per te cilen ai nuk eshte interesuar per te lexuar librin Kurban te Rames eshte se ai liber eshte nje model tipik i luftes se klasave. Kryeministri Berisha tha se dikur Rama ka punuar me te per te rrezuar nga pushteti Fatos Nanon duke e lidhur kete me protestat e levizjes Mjaft qe dilnin ne shesh me parullat Nano Ik dhe ne ate kohe ne krye te kesaj organizate ishte Erion Veliaj i cili sot eshte pjese e strukturave drejtuese te Partise Socialiste. Si rregull nuk lexoj memorie. Libri eshte pergenjeshtruar universalisht pasi rezulton se autori ka harruar qe ka shume njerez qe i njohin ngjarjet ndryshe nga sa i ka paraqitur ai. Rama punonte me mua per te rrezuar Fatos Nanon dhe ka te regjistruar zinxhirin me te gjate te disfatave politike dhe nuk eshte marre me analizen e tyre cka do te me interesonte. Pse nuk e kam lexuar Nga pasazhet rezulton qe ai operon ne menyren me te vjeter me armikun e brendshem dhe kjo eshte kryekeput e papranueshme. Nuk mund te lexohet nje liber i cili perben nje model klasor tipik. Ky liber nuk mund te lexohet pasi udhehiqet nga lufta e klasave. Nuk mund te shkruash per ata qe mund te kene nje qellim te perbashket. Nuk mund te shkelmohet mbi kontributin e bashkepunetoreve - eshte shprehur Kryeministri Berisha. Sipas tij Rama e ka trajtuar figuren e Fatos Nanos ne ate menyre me te cilen Enver Hoxha ka trajtuar kundershtaret e vet. Nano ka qene kundershtari im me kryesor. Une dhe ai jemi dy kampe por menyra se si e pershkruan Nanon absolutisht eshte menyre me primitive qe eshte identike si ajo e Enver Hoxhes per Haxhi Lleshin apo Zoi Fundon apo ndonje tjeter. Une e ndihmova te rrezonte Nanon. Harron ai qe sheshet e Levizjes Mjaft i mbushte PD-ja. Punoi me mua per rrezimin e tij - vijoi me tej kreu i qeverise.

Kryeministri Rinia solli demokracine ne vend

Arsyeja e vizites se kreut te qeverise shqiptare ne qytetin e Durresit ku eshte takuar me te rinjte e ketij qyteti ne ambientet e Universitetit Aleksander Moisiu eshte afrimi i dates 8 dhjetor e cila eshte dhe data e rrezimit te komunizmit ne vendin tone. Kryeministri Berisha gjate ketij takimi theksoi se 8 dhjetori i vitit 1990 eshte nje date qe meriton nderimin me te madh nderkohe shtoi edhe se pas pavaresise se Shqiperise eshte viti me percaktues per shqiptaret. Viti lsquo90 mund te konsiderohet si viti i mrekullive dhe kjo per ju nuk eshte kaq e lehte te realizohet por ata qe kane lindur para jush dhe kane kaluar vite ne regjimin me te eger kjo ka te gjithe kuptimin e vet - theksoi kreu i qeverise. Sipas tij viti lsquo90 ka qene viti me i hidhur dhe me i gezuar per shqiptaret pasi ne kete vit shqiptaret jane futur si populli me i vuajtur dhe me i shtypur ne bote ndersa me i gezuar eshte se rinia shqiptare me guxim dhe kuraje rrezoi poshte diktaturen komuniste. Gjithashtu shtoi se perballja e studenteve ne vitet lsquo90 ishte me e egra pasi ekzekutoheshin nga regjimi barabar. Perballja ishte me e egra pasi moshataret tuaj ne vitin lsquo90 perballeshin me nje regjim i cili edhe pasi kishte hequr denimin per tradhti ndaj atdheut ekzekutoi 83 bashkemoshatare tuaj qe u nisen per ne boten e lire duke besuar qe ligji u hoq do te mund te kalonin kufirin. Ata jo vetem u ekzekutuan por ne Sarande dhe ne Shkoder trupat e tyre u zvarriten ne rruget e qytetit ne aktin me makaber dhe kjo per te terrorizuar te tjeret - tha nder te tjera Kryeministri Berisha. Gjithashtu ai theksoi se sot pas 20 vitesh Shqiperia eshte pjese e NATO-s shqiptaret levizin pa viza ne bote dhe se se shpejti do te jete edhe pjese e pandashme e Bashkimit Evropian. Ndersa ka ritheksuar edhe njehere se gjate ketyre arritjeve opozita ka dale gjithnje kunder duke kerkuar qe ta riktheje edhe njehere Shqiperine vite pas. Vendi ecen drejt nje procesi te sigurt per anetaresimin ne BE por ky proces u pengua nga kreu i opozites per qellime te pastra politike. Nuk themi se ai eshte antievropian. Opozita ka qene anti-NATO-s por jo antievropiane. Rama besoi se duke bllokuar qeverine dhe vendin do te vinte me shpejt ne pushtet por pergjigjen e mori ne 8 maj - perfundoi kreu i qeverise.

Reagimi i Rames ne lsquoTwitter

Menjehere pas deklarates se Kryeministrit Sali Berisha nga qyteti i Durresit gjate takimit me te rinjte ku kreu i qeverise theksoi se Rama ka punuar me te per rrezimin e Fatos Nanos ka ardhur edhe reagimi i liderit te opozites Edi Rama ne rrjetin social lsquoTwitter. Une punoja me Saliun per te rrezuar Nanon Aq sa ckam punuar me kete rrenacak pacak per te shkruar ne liber ato qe mendoja per Nanon. Eumlshte keqardhje qe te kesh nje lexues te gjynahte si Berisha - ka shkruar Rama ne lsquoTwitter. Gjithashtu thekson se kryeministri merret gjithe diten me librin por nuk thote dot qe e ka lexuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›