Reforma zgjedhore Kume Dy mundesite e konsensusit per kodin elektoral

Eksperti zgjedhor Pasqyrimi i vullnetit te shqiptareve ne Parlament nuk kalon vetem nga kushtetuta
Ne kohen kur vetem nje jave me pare u zhvillua mbledhja e pare e komisionit te reformes zgjedhore komision ky i ngritur me konsensus pas marreveshjes se arritur mes paleve per nje sere reformash te rendesishme ekspertet zgjedhore pohojne se ne qofte se do te ekzistoje vullneti politik ne fund mund te realizohet nje kod i mirepranuar nga te gjithe. Ish-kreu i KQZ-se Kristaq Kume deklaroi dje se vullneti mes paleve eshte nje nder faktoret me te rendesishem ne procesin aktual te punes se komisionit te reformes zgjedhore. Eksperti i ceshtjeve zgjedhore pohoi se per permiresimin e kodit dhe konsensusin e tij palet kane dy zgjidhje nje eshte ajo qe lidhte me nderhyrjen ne ligjin themeltar te shtetit dhe tjetra sipas Kumes ka te beje me ndryshimin e disa prej dispozitave te parashikuara ne kodin zgjedhor. Te dyja palet duhet te kene vullnete te shprehura qofte ne sistem qofte edhe ne dispozitat e parashikuara ne kodin zgjedhor dhe qe e rregullojne nje gje te tille - deklaroi ai.
Kodi
Ish-kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe njekohesisht nje prej eksperteve kryesore ne fushen e ceshtjeve zgjedhore Kristaq Kume pohoi dje se nese palet do te kene vullnet per te arritur ne nje reforme zgjedhore me konsensus kryesisht kjo per ceshtjen e kodit elektoral ky i fundit sipas tij mund te arrije te perpilohet ne nje forme te pakontestueshme. Sipas Kumes nese partite bien dakord mund te nderhyhet edhe ne Kushtetute per sa i perket sistemit ne menyre qe te realizohet nje kod i pranueshem nga te gjitha forcat politike. Te dyja palet duhet te kene vullnete te shprehura qofte ne sistem qofte edhe ne dispozitat e parashikuara ne kodin zgjedhor dhe qe e rregullojne nje gje te tille - theksoi ai. Por nga ana tjeter Kume theksoi ne fjalen e tij se per te arritur ne nje pasqyrim sa me real te vullnetit te shqiptareve te cilet me voten e tyre perzgjedhin perfaqesuesit ne Parlament nuk eshte e domosdoshme sipas tij te ndryshohet Kushtetuta. Rruga e cila mundeson pasqyrimin sa me real vullnetin e shqiptareve ne strukturen e Parlamentit nuk kalon vetem nga kushtetuta - u shpreh ai. Per Kumen e rendesishme eshte qe zgjedhjet e reja te nxjerrin nje qeverisje dhe nje parlament te qendrueshem. Ndersa lidhur me formen e sistemit zgjedhor ish-kreu i KQZ-se deklaroi se kjo eshte nje ceshtje dakortesie mes paleve. Gjendet zgjidhja e ndermjetme midis dy faktoreve shume te rendesishem. Nga njera ane eshte ndertimi i parlamentit qe ti perqaset sa me shume shqiptareve dhe se dyti ndertimi i nje parlamenti qe te prodhoje nje qeverisje te qendrueshme - tha Kume. Per sa i perket standardeve qe duhen plotesuar ne zhvillimin e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare ish-kreu i KQZ-se nuk nguroi te theksoje se rekomandimet e OSBE-ODIHR-it per vitin 2009 dhe per kete vit jane rruga me e mire se si mund te permiresohet cilesia e zgjedhjeve. Pese dite me pare Komisioni per Reformen Zgjedhore nisi zyrtarisht punen per ndryshimin e ligjit zgjedhor ku ne seancen e pare te tij rendesi iu kushtua procedurave dhe percaktimit te axhendes. Per muajin dhjetor komisioni ka vendosur qe te fokusohet ne seanca degjimore me te gjithe aktoret politike si dhe perfaqesues te shoqerise civile. Me pas vitin tjeter do te nise puna konkrete per ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Ne mbledhjen e pare te ketij komisioni parlamentar lsquoad-hoc moren pjese edhe perfaqesues te trupit diplomatik te akredituar ne Shqiperi te cilet e vleresuan ate si nje pikenisje te rendesishme per te ardhmen e vendit.