Projektbuxheti sot shqyrtimi nen per nen ne Kuvend
Kuvendi i Shqiperise pritet te nise diten e sotme shqyrtimin nen per nen te projektbuxhetit te shtetit 2012. Pas miratimit ne parim ne Parlament me votat e shumices ne seancen e 25 nentorit gjate kesaj jave projektbuxheti i ri u shqyrtua nen per nen ne komisionet parlamentare. Te shtunen komisioni parlamentar i Ekonomise ne cilesine e komisionit pergjegjes miratoi nen per nen vetem me votat e mazhorances ligjin me te rendesishem financiar te vitit te cilin ia percolli per miratim seances te se henes. Buxheti i ri parashikon qe totali i te ardhurave qe do te mblidhen per vitin 2012 te shenoje nje rritje prej 8 ose 356 miliarde leke me nje rendiment fiskal prej 25.5 te PBB-se. Te ardhurat nga tatimet dhe doganat parashikohen 251 miliarde leke. Te ardhurat nga fondet speciale do te kene nje ritem rritje me 5.6 . Shpenzimet e buxhetit te shtetit parashikohet te jene ne parametrat qe te mundesojne nje deficit jo me shume se 3 ose 397 miliarde leke qe perbejne 28.5 e PBB-se. Ministri i Financave Ridvan Bode ka bere te ditur se objektivat qe do te permbushe buxheti i shtetit i vitit 2012 do te vazhdoje te jene ruajtja e stabilitetit makroekonomik por per te mbajtur lart kerkesen e brendshme do te vijohet me rritjen e pagave dhe pensioneve si dhe mbeshtetjen me rreth 5 e PBB-se te investimeve publike. Opozita ashtu sic veproi edhe me votimin ne parim ne Kuvend eshte deklaruar kunder. Sipas tyre drafti nuk eshte realist dhe rrezikon rritjen e borxhit publik te vendit mbi tavanin e vendosur prej 60 te PBB-se.