E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto ne Bon te Gjermanise ne Konferencen Nderkombetare per Afganistanin

Zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto do te marre pjese ne Konferencen Nderkombetare per Afganistanin ne qytetin e Bonit te Gjermanise. Ky aktivitet i rendesishem qe do te nise te henen ne 5 dhjetor do te mbahet ne nivelin e ministrave te Puneve te Jashtme dhe do te mbledhe se bashku partneret nderkombetare qe jane politikisht dhe ushtarakisht aktive ne Afganistan si edhe nje seri organizatash nderkombetare. Konferenca me teme Nga Tranzicioni ne Transformim qe organizohet nga shteti gjerman do te kryesohet nga Hamid Karzai President i Republikes Islamike te Afganistanit. Kjo konference mbahet 10 vjet pas Konferences se Petersburgut me synim kryesor mobilizimin e metejshem te Bashkesise Nderkombetare per mbeshtetjen e se ardhmes se Afganistanit. Konferenca e Bonit pason Konferencen e Londres te mbajtur ne janar 2010 dhe Konferencen e Kabulit te mbajtur ne 20 korrik 2010. Konferenca e Bonit zhvillohet ne nje kohe vendimtare per angazhimin e metejshem te Bashkesise Nderkombetare ne Afganistan kur kjo e fundit po ia kalon gradualisht pergjegjesite e procesit te sigurise Qeverise Afgane. Ky proces ashtu sic eshte vendosur ne Samitin e NATO-s ne Lisbone eshte planifikuar te perfundoje deri ne fund te vitit 2014.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›