E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama shëtit nëpër Shqipëri me manifestin e Marksit – s’do e lejojmë kurrë

27-10-2012 / Gazeta 55

Kryeministri inspekton punimet për shpimin në pusin kërkimor Shpirag 2, në Berat: “Investimi do shënojë një histori suksesi”


Kryeministri Berisha inspektoi paraditen e së shtunës, punimet për shpimin në pusin kërkimor Shpirag 2, në Berat, pusi më i thellë i hapur ndonjëherë në vend, me thellësi totale të llogaritur prej 6100 metrash. Kryeministri shoqërohej nga drejtues të pushtetit lokal të Beratit, ministra e deputetë, Drejtuesi i Punimeve të kompanisë Petromanas Energy Inc, zoti Hamid Mozayani, përfaqësuesi i Shell International për Shqipërinë dhe Italinë, zoti Marco Brun, si dhe punonjës, teknikë e inxhinierë, pa nga afër punimet e kryera deri tani, si dhe sondën e shpimit. Kryeministri u interesua për ecurinë e tyre dhe përgëzoi ekipin e punës për realizimin, dy muaj para afatit të shpimit të pusit, në sajë të teknologjive më të zhvillura dhe bashkohore që po aplikohen. Kryeministri falenderoi me mirënjohje dy kompanitë Petromanas dhe Shell që me prezencën e tyre në Shqipëri dëshmuan besim të madh, duke investuar në projekte kaq të rëndësishme për vendin. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, kryeministri uroi që investimi në pusin e Shpiragut të shënojë njërën nga historitë më të mira të suksesit të përbashkët mes këtyre kompanive dhe qeverisë shqiptare. “Unë dua t’i siguroj ata, se ne jemi mirënjohës dhe krenarë me besimin e tyre, me praninë e tyre në Shqipëri. Kompania Petromanas dhe Shell me persistencën e tyre, me vendosmërinë e tyre, me profesionalizmin e tyre, kanë vendosur marrëdhënie të shkëlqyera me komunitetin lokal, autoritetet vendore, qeverinë qendrore dhe urojmë me gjithë zemër që të kenë këtu në Shpirag njërën nga historitë më të mira të suksesit tonë të përbashkët”- deklaroi Berisha. Kryeministri garantoi përfaqësuesit e këtyre kompanive, por dhe të gjithë investitorët në tërësi se qeveria do të ndërmarrë në të ardhmen një seri masash të reja për të zgjeruar lirinë e biznesit dhe për të konsoliduar garancinë për biznesin dhe investimet. Ai tha se po bëhet gjithçka që ky vend, ekonomia e qytetarëve shqiptarë të mbrohet nga një krizë, e cila do të jetë një krizë afatgjatë dhe që shqiptarët të mos bien në recension e krizë. “Ketë jave qeveria hoqi Tvsh-të për të gjitha makineritë e importuara, lehtësi të tjera fiskale do të parashikohen. Ata të cilët premtojnë taksën progressive nuk bëjnë gjë tjetër vetëm shëtisin Manifestin e Karl Marksit nëpër sipërmarrje, kodrat, fushat, malet e Shqipërisë, por ai ju jap fjalën nuk ka të ardhme, do të kthehet kundër”- vijoi ai. Kryeministri premtoi se politika e tij qeverisë do të bëjë gjithçka për ta shndërruar Shqipërinë në superfuqi të energjisë së rinovueshme në rajon dhe më gjerë. “Ne do të bëjmë çdo gjë që investitorët do të kenë suksesin më të madh. Ata që mendojnë se do të pasurojnë të varfërit , duke shkatërruar të pasurit, ata shohin ëndrra në diell. Ajo është rruga me e sigurtë e kalimit të tyre nga varfëria në mjerim. Më mirë se kushdo tjetër e kanë provuar këtë baballarët dhe gjyshërit tanë në regjimin që shkoi. Ne besojmë se paratë në kontot e biznesmenëve dhe të investitorëve kthehen shumë më shpejt, shumë më sigurtë ne vende pune, në rroga, në mirëqenie për qytetarët shqiptarë, se sa paratë në arkën e shtetit apo të qeverisë. Ndaj dhe ne i qëndrojmë politikës sonë. Kjo politikë ka bërë që Shqipëri të mos njohë krizën, kjo politikë ka bërë që vitet e ardhshme Shqipëria të qëndrojë sërish në krye të rajonit, në krye të Evropës, për rritje ekonomike. Kjo politike do ta shndërroje Shqipërinë në një nga prodhuesit kryesorë të naftës dhe gazit në rajon dhe më gjerë. Kjo politikë do të shndërrojë Shqipërinë në një superfuqi të energjisë së rinovueshme në rajon dhe më gjerë. Kjo politikë do të shndërrojë Shqipërinë në një vend me zhvillim të shpejtë, në një vend që e filloi me të ardhura për frymë prej 204 dollarë dhe sot ato janë 9 mijë dollarë. Do rendë me shpejtësi drejt niveleve të të ardhurave të vendeve të zhvilluara”- theksoi ai. Nga ana e tyre, investitorët e huaj dhe konkretisht drejtuesi i punimeve për kompaninë Petromanas Energy Inc u shpreh se aktiviteti i tyre në Shqipëri është mirëpritur nga shqiptarët, si dhe ka gjetur bashkëpunimin e vazhdueshëm të qeverisë shqiptare dhe të autoriteteve lokale. Ai vlerësoi potencialet dhe lehtësitë që Shqipëria ofron në këtë drejtim, duke nisur aksesi i gatshëm ne tregjet kyçe të eksportit Europian, si dhe sistemi i themeluar i hidrokarbureve me fusha nafte te shumta, perfshire Patos-Marinzen, fushen me te madhe të naftes në tokë, ne Europen Perendimore. Grupi i Petromanas - Royal Dutch Shell i mirënjohur në fushën e eksplorimit të naftës dhe gazit, ka investuar vetëm këtë vit në Shqipëri, rreth 50 milionë dollarë, ndërsa në dy vite të marra së bashku kjo vlerë arrin në mbi 80 milionë dollarë. Pusi, i cili përparon me një mesatare prej 40 metrash në ditë, aktualisht ka arritur në thellësinë e 4045 metrave. Ai është vepër e kompanive Petromanas Energy Inc. dhe Shell dhe ka një kosto totale shpimi dhe përfundimi mbi 35 milion dollarë. Së shpejti, ky investim do të shoqërohet edhe me fillimin e kërkimeve në pusin Juban 1. Në sheshin e shpimit të Shpirag 2, janë punësuar 100 punëtorë vendas dhe nëpërmjet bashkëpunimit të grupit Petromanas&Shell me kompani nënkontratore shqiptare janë punesuar edhe dhjetra punonjës te tjere. Ky grup i sukseshëm edhe në teknologjitë më të avancuara që përdor, e nis përdorimin e metodave te reja, me prurjen për herë te parë në Shqiperi, të sondës së fuqishme Rig T-46, nga firma KCA Deutag, e cila mund të shpojë deri në thellësinë 7500 metra.sht

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›