E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Po investojme miliona euro per te ndrequr projektet e gabuara qe permbytin Tiranen

Investimet e gabuara dhe zhvillimi pa plan kanë bërë që situata në disa zona të qytetit të Tiranës të rëndohet nga reshjet e shiut, gjatë orëve të para të ditës së sotme. Situatë e rënduar është paraqitur për 10 familje që jetojnë në zonën e Shkozës. Si pasojë e fryrjes së Lanës nga intensiteti i reshjeve të shiut dhe kuota më e ulët e kolektorëve, ka bërë që uji të vërshojë në oborret e këtyre banesave.

Në zonën e “Don Boskos”, situata përsëritet nga ndërtimi i kolektorit mbi nivelin e rrugës. Ndërhyrja emergjente e ndërmarrë afro një vit më parë, ka sjellë një përmirësim të situatës por jo zgjidhje të saj. Aktualisht ka nisur zbatimi i projektit të ri të Ujësjellësit, i cili parashikohet të përfundojë brenda 5 muajsh. Ndërkohë, pastrimi i Lanës ka bërë të mundur që në një tjetër zonë mjaft problematike në situatë rreshjesh, asaj në afërsi të Qytetit të Nxënësve, situata të ishte e normalizuar.

Në terren kanë zbritur menjëherë punonjësit e Ndërmarrjes nr. 1 dhe 2 të Ujësjellës – Kanalizimeve, operatorët e pastrimit, punonjësit e Policisë Bashkiake, inspektorët e Inspektoriatit të Ndërtimit etj, me qëllim rikthimin e situatës në normalitet dhe minimizimin e pasojave nga vërshimi i ujit. Situata është ndjekur nga afër në zonat më problematike, si tek “Don Bosko”, në Shkozë, në Qytetin e Nxënësve etj, edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha. Në mesditë, Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha ka mbledhur shtabin e emergjencës të Bashkisë së Tiranës, ku është diskutuar për situatën si dhe janë parashikuar masat emergjente që duhen marrë në disa zona problematike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›