E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce vritet me arme zjarri nje 50 vjecar

Një 58 vjecare nga fshati Vloçisht i rrethit të Korcës është gjetur në orët e parë të mëngjesit i vrarë më amrë zjarri në lokalin e tij . Sipas policisë kanë qenë familjarët e vitkimës Etem Hëna të cilët kanë gjetur të pajetë trupin e të afërmit të tyre brenda ambjenteve të lokalit në të cilin ai punonte si roje. Grupi hetimor edhe ekspertët kriminalistë të cilët filluan intensivisht heitmin pas marrjes së njoftimit nga familjarët kanë konstatuar se në lokalin ku u gjet i ekzekutuar 58 vjecari nuk janë marrë lekë të xhirosë ditore dhe nuk është konstatuar as vjedhje e mallrave të tjerë duke përjshtuar pistën e grabitjes. Policia e Korcës bën të ditur se 58 vjecari Hëna punonte cdo ditë si roje në lokalin e djalit të tij dhe gjatë mbrëmjen se së premtes ai kishte qenë përsëri në lokal dhe ishte larguar rreth orës 5 të mëngjesit për në shtëpi . Pas rreth 30 minutash është kthyer për të hapur lokalin për klientin dhe ishte pikërisht ky momenti kur Ethem Hëna është qëlluar me dy plumba pistolete. Policia vijon hetimet për ngjarjen dhe deri tani janë shoqëruar mbi 20 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe për të zbuluar autorët e mundshëm të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›