E Diel, 1 Nëntor 2026

Panairi nderkombetar i Shendetesise ne Tirane

Shqipëria është një nga vendet e rralla në Evropë që akoma ofron potencial të mirë për investime në sferën e shëndetësise. Panairi për shëndetësinë që është celur në pallatin e kongreseve paraqet një platformë ideale për institucionet shëndetësore vendore dhe ato ndërkombtare që ti promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre 10 million klienteve potencial nga rajoni i Ballkanit Perendimor. I pranishëm në këtë panair ishte edhe Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo i cili I ofroi mbështetje këtyre kompanive dhe ku nënvizoi vlerësimet që ka marrë vendi ynë në sektorin e shëndetësisë.

Organizatorët e këtij eventi vinë me oferta për sipërmarrjen e produkteve dhe shërbimeve në Shqipëri. Ajo që bën përshtypje këtë radhë, është prania e madhe e sipërmarrjes vendase krahasuar me atë të vitit të kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›