E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama shkruan libra per humbjen e bashkise ne vazhdojme punen per reformat

Rama te beje cte doje une e ftoj per reforma ai pastaj le te vazhdoje me libra Mbece more shoke mbece tek dera e bashkise mbece

Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar demokrat ka ironizuar me librin e kreut socialist Rama qe pritet te dale se shpejti ne treg. Kreu i qeverise deklaroi se ne nje kohe kur qeveria punonte per reformat dhe integrimin e vendit Rama ishte i zene me shkrimin e librit ndersa i ka rekomanduar liderit socialist edhe disa tituj per librin e ketij te fundit. Kreu i qeverise theksoi se Rama tashme te gjitha brengat e tij po i shkruan ne nje liber ku brenga me e madhe per te eshte humbja e Bashkise se Tiranes te cilen kreu socialist sipas Kryeministrit Berisha e kishte kthyer ne nje cerdhe korrupsioni. Gjithashtu ai theksoi se te gjithe duhet te punojne per reformat ne menyre qe vendi te ece perpara ndersa Rama le te vazhdoje shkrimin e librave per endrrat e tij te humbura dhe ato te mbetura ne sirtar. Nderkohe mesohet se zoti Rama ndersa ne perpiqemi per te promovuar reformat ai paska qene i mbyllur duke shkruar nje liber. Kjo eshte nje histori shume interesante. Libri qe ne te vertete meriton titullin Kur hidheshin themelet e korrupsionit e ka gjithnje nje kthim tek libri Kur lindi partia tek idhulli i tij pra ne vend qe te kishte kete titull Kur hidheshin themelet e korrupsionit ne Bashkine e Tiranes libri rezulton qe eshte i teri nje vaj per Bashkine e Tiranes. Libri i vajeve per humbjen e Bashkise se Tiranes. Dhe ne menyren me interesante per ta shnderruar ate totalisht ne vaje vendos ne epiqender kurbanin viktimen. Libri hapet me epitafin Mbece more shoke mbece tek dera e bashkise mbece. Nuk ma ka fajin partia fajin ma ka babezia sepse me iku bashkia. Tani te shohim se si do te shkruaje vellimin tjeter ky zoteri - tha Kryeministri Berisha. Gjithashtu Kryeministri Berisha tha se Rama me editorialet dhe librin e tij po kerkon qe te arrije ish-diktatorin Hoxha por ndryshimi i vetem eshte se per diktatorin komunist shkruanin te tjeret ndersa Rama ka vendosur te shkruaje per veten e tij. Njehere mendova se mos ndoshta ky do te rivalizoje me Blushin. Por eshte nje marrezi te tentosh te rivalizosh me Blushin i cili ka arkivin e gjyshit te tij sa kjo dhome qe edhe po ti kishte Blushi tri jete nuk i del dot ne fund. Dikush me tha se ka marre vesh qe do te finalizoje kete librin per Enverin sepse per Enverin - thote ai - shkruajne ndersa per mua nuk shkruan kush ndaj dhe do te shkruaj une per veten time. Te beje cte doje une e ftoj per reforma ai pastaj le te vazhdoje me libra Mbece more shoke mbece tek dera e bashkise mbece. Kete zgjodhi ai per epitaf - vijoi me tej Kryeministri Berisha.

Kryeministri Mazhoranca e hapur per reformen zgjedhore

Gjithashtu kreu i qeverise i ka bere thirrje serish opozites te behet pjese e reformes zgjedhore duke shtuar se mazhoranca eshte e gatshme te ulet ne nje tryeze me opoziten ne komisionin per reformen zgjedhore ndersa ka shtuar se opozita do te kete edhe te drejten e vetos ne kete komision. Sic ka kerkuar edhe vete opozita ne kuadrin e rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it ne jemi te vendosur te degjojme zerin e opozites dhe te forcave te tjera politike per zgjedhjen me te plote te rekomandimeve te bera. Une nuk ka ndryshuar asnje qendrim nese zoti Rama deshiron te hartoje te gjitha amendamentet dhe ti dergoje ne Komisionin e Venecias dhe ODIHR-it ne do ti pranojne ato pasi keto institucione do rekomandojne standardet nderkombetare - ka theksuar Berisha. Gjithashtu ka deklaruar se mazhoranca eshte e gatshme te bashkepunoje me opoziten edhe per ndryshimet ne rregulloren e Kuvendit e bazuar kjo ne rregulloren e Parlamentit Evropian. Nder te tjera ai ka folur edhe per viziten e tij ne qarkun e Dibres duke shtuar se do te vijojne investimet ne infrastrukturen rrugore. Kryeministri Berisha ka theksuar serish se nje nder prioritetet e qeverise se tij eshte shtrimi i te gjitha rrugeve ne cdo skaj te vendet pasi kjo sjell zhvillimin ekonomik te Shqiperise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›