Aleanca per Qytetarin fiton qarkun e Vlores
Partia Demokratike dhe aleatet e saj kane fituar edhe qarkun e Vlores. Diten e djeshme kandidati i Aleances per Qytetarin Anis Dhimojani eshte shpallur fitues ne garen per kryetarin e qarkut te Vlores. Dhimojani ka marre vota edhe nga anetaret e Partise Socialiste dhe ata te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Dhimojani ka rezultuar fitues ne keto zgjedhje me 15 vota diference ku 13 prej tyre rezulton te jene votues nga koalicioni i majte ndryshe te njohura si rrjedhje votash. Nga te dhenat e marra pas perfundimit te zgjedhjeve mesohet se rreth 10 vota prej ketyre votave i perkasin forces politike te PBDNJ-se nje i perket ish-kryetarit te Partise Socialiste per rrethin e Vlores Kujtim Sulce i cili pak dite me pare u bashkua me Levizjen Socialiste per Integrim ndersa dy te tjera mbeten te fshehta. Nga ana tjeter mbledhja e pare pas zgjedhjeve te 8 majit eshte zhvilluar me tensione dhe debate mes keshilltareve te kampeve politike duke mbajtur per disa ore me radhe te bllokuar procesin e votimit. Perfaqesuesja e kampit te majte Aleanca per te Ardhmen Brunilda Mersini arriti te merrte vetem 22 vota duke mbetur mbrapa me 15 vota diference. Nderkohe Anesti Dhimojani ne vitin 2000 ishte kryetar bashkie ne Himare ndersa tani rezulton kreu i ri i qarkut te Vlores.