Berisha: Rama shpërndan kudo mashtrime, trillime, poshtërime e fiksime
KUKES - Partia Demokratike u ndal mesditën e sotme në Krumë të Kukësit, ku u prezantuan kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit. Sikurse në takimet e tjera elektorale, Kryeministri Berisha sulmoi kundërshtarin e tij Edi Rama, duke e cilësuar si model të shkatërrimit e rrënimit.
“Janë dy modele që keni për të zgjedhor. Modeli i Edi Ramës që nuk shkelte në zyrën e Bashkisë 270 ditë në vit. Modeli që nuk e njeh punën se çfarë është. Modeli i Sali Berishës dhe i juaji që nderojmë çdo pikë djerse të njëri-tjetrit. Modeli i tij që gjithçka i duket rrënim dhe shkatërrim. Modeli Ramës bazohet në Koço që mesa duket paguajnë vilën e pallatin në pajë për shpërblimet që kanë marrë me taksat e qytetarëve të Tiranës. Dy modele përballen në këto zgjedhje. Modeli juaj i respektit për familjen, vlerat dhe modeli i tij që në prag të çdo fushate martohet dhe njëherë me qëllim që të shtojë votat. Le të zgjedhim modelin që na bashkon të gjithëve, shqiptarë që duam Shqipërinë, familjen, dinjitetin, që i besojmë punës, integrimit në Europë”- u shpreh kryeministri.
Ndërsa përmendi arritjet e qeverisë së tij, lideri i PD-së shprehu angazhimin e tij për ndërtimin e infrastrukturës moderne, subvencionim të fermerëve, rritjen e rrogave dhe pensioneve dhe integrimin e Shqipërisë në BE.
“Të bëjmë çdo gjë për të bindur çdo banor të Hasit, socialist dhe të pa parti, të vijë me ne. Të vijë në alternativën tonë. Alternativa jonë është ndërtimi i një infrastrukture moderne në Has dhe aty ku banojnë shqiptarët. Subvencionim i femrave, shfrytëzim i pasurive natyrore, kthimi i tyre në vlera për qytetarët. Për rritjen e mëtejshme të rrogave dhe pensioneve. Për ecjen përpara drejt statusit dhe integrimin e Shqipërisë në Europë”.
Sipas kryeministrit Berisha, “alternativa tjetër ju servir mashtrime trillime dhe fiksime. Edi Rama sapo del nga autobusi mavi shpërndan kudo mashtrime, trillime, poshtërime e fiksime. Për Edi Ramën NATO-ja është natë, sepse të tillë e konsideronin etërit e tij. Për Ramën duhet kaluar në taksën progresive dhe të shkatërrohen dhjetëra mijëra vende pune, të largohen investitorët. Për Edi Ramën jeleku im është këmishë antiplumb, vuan nga fiksimet, për ato s’kemi ç’ti bëjmë”.
(er.nu/BalkanWeb)