Berisha: Rama si Kristian Grei, përdor kodin e heshtjes
TIRANE - Kryeministri në largim Sali Berisha sulmon pasardhësin e tij Edi Rama në lidhje me Kodin e Vlerave Etike, që është firmosur nga ministrat e kabinetit të ri qeveritar.
Në përfundim të mbledhjes së grupit të PD-së, Berisha tha se Rama mund të jetë frymëzuar për vendosjen e kodit nga personazhi kryesor i librit “50 hijet e Greit”, i cili i detyronte vajzat që pranonin të bëheshin “të nënshtruarat” e tij që të firmosnin një kontratë heshtjeje.
“Ka përdorur kodin e heshtjes, e ka nga etërit nga Eta James apo Kristian Greit është punë e saj. Jam në një protestë të hapur, grevë heshtjeje për shkak të standardit të ri që vendos qeveria e piktorit. Urdhëron dikasteret të mos japin deklarata për mediat. Se sot e kisha gjithë ditën komunikim me ju por nuk e bëj dot.”- deklaroi Berisha për gazetarët.
Ministrat e përzgjedhur nga Edi Rama që ditën e parë të mbledhjes së qeverisë kanë firmosur Kodin e Vlerave Etike të ministrave. Gjatë punës së tyre si pjesë e kabinetit qeveritar, Kodi i orienton ministrat se si duhet të jetë komunikimi mes tyre, me qytetarët, me deputetët, por dhe me mediat. Duket se Kryeministri i zgjedhur, sa i takon marrëdhënies së qeverisë me mediat, do të tentojë centralizimin e informacionit zyrtar, duke i dhënë fund deklaratave shumë herë kontradiktore mes ministrive të së njëjtës qeveri.
(er.nu/BalkanWeb)