E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama, skenar per prishjen e zgjedhjeve Eva Gjura

Kreu i mazhorances Berisha, ka sqaruar dje para grupit parlamentar, arsyen pse iu drejtua ne rrjetin e tij social shqiptareve, per te marre mendimin e tyre ne lidhje me referendumin per miratimin e tre ligjeve, te cilat jane kusht per marrjen e statusit te vendit kandidat. Sipas kryeministrit, bllokimi i tre ligjeve dhe deklaratat e fundit te Rames, jane nje skenar i dukshem per te demtuar e vjedhur zgjedhjet. “Skenari i kryetarit te opozites Edi Rama per te demtuar zgjedhjet ashtu sic beri ne 2009, eshte teresisht i deshtuar, sepse kushtetuta i percakton te gjitha mekanizmat per te mos lejuar kurre, qe kombi te merret peng”, u shpreh kryeministri. Me tej ai theksoi se, Rama po pergatit teresisht skenarin e zgjedhjeve te 2009. “I kam te gjitha shenjat dhe te dhenat, se Edi Rama po pergatit teresisht skenarin e zgjedhjeve te vitit 2009. Madje, ne qofte se ju keni pasur kureshtje ta ndiqni, ai deklaroi se edhe zgjedhjet e vitit 2009 i kishte fituar ose tha se, do te fitojme si ne vitin 2009 dhe shpalli sigurine ne kete fitore ne Asamblene e tij, duke lexuar veten e tij. I gjetur perpara kesaj situate, kushtetuta percakton mekanizma te qarte dhe nuk lejon kurre qe kombi te merret peng nga askush dhe nje nga keto mekanizma te qarta qe percakton kushtetuta, eshte demokracia direkte”, u shpreh kryeministri. “Duke e quajtur te shemtuar aktin e bllokimit te tre ligjeve per qellime kryekeput personale nga ana e kreut te opozites Rama, - kryeministri u shpreh se -, vertet kemi te bejme me nje akt te shemtuar sa vete shemtia e bllokimit te tre ligjeve per qellime kryekeput personale, por nga ana tjeter kemi kushtetuten, e cila i jep zgjidhje, sepse skenari i tij eshte 2009, ne menyre qe te demtoje procesin e statusit. Ne, absolutisht, do te bejme zgjedhje te standardeve te plota nderkombetare, por te standardeve te zotit Rama, nuk mund t’i bejme kurre ne”. Per kryeministrin, bllokimi i vendit ka marre fund pasi askush nuk mund te marre peng me te ardhmen e shqiptareve, sepse ligjvenesi ka percaktuar rregullat. Duke u ndalur tek debati qe po behet ne KQZ per ceshtjen e ndarjes se mandateve, kryeministri u shpreh se, Rama me pare e ka quajtur “katastrofe”, projektin per ndarjen e mandateve dhe pas tre diteve kerkoi te miratohet varianti, qe per te cilin nuk la gje pa shpifur dhe trilluar. “KQZ pas nje pune shume serioze, paraqiti ne perputhje me Kodin Zgjedhor, ne ushtrim te plote te kompetencave te tij, skemen e ndarjes se mandateve per zgjedhjet qe vijne, zoti Rama urdheroi anetaret e komisionit zgjedhor per hedhjen poshte te ketij projekti. Jo vetem urdheroi hedhjen poshte, por mobilizoi te gjithe mundesite e veta, zedhenesit e tij, per t’u thene shqiptareve, se Berisha po na vjedh mandatet dhe se zgjedhjet po vidhen, se zgjedhjet u prishen pa u zhvilluar”, theksoi kryeministri Berisha.

Garancia e qeverise: Zgjedhjet do te jene te lira

Ne emer te mazhorances, kryeministri Berisha ka garantuar te gjithe opinionin publik, se nga ana e qeverise zgjedhjet do te jene te lira dhe te ndershme. “Dua te garantoj qytetaret shqiptare se ne mbetemi te vendosur te bejme perpjekjet me te medha, qe ata te votojne ne nje proces zgjedhor te lire dhe te ndershem, te denje dhe sic e meritojne. Procesi i integrimit evropian, projekti kryesor per shqiptaret nuk do mund te merret peng nga askush”, u shpreh kreu i qeverise

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›