Fation Plaku, rrëfen aventurat në Everest përmesimazheve
Të ngjitësh majën e Everes tit nuk është dhe aq e lehtë. Kjo gjë ndodhi dhe me gjashtë alpinistët shqiptarë të cilët sfiduan, errësirën, temperaturat e ultë, rrezikshmërie e shumë faktor të tjerë për të ngritur flamurin shqiptar në këtë lartësi. E gjithë stërvitja në këto faqe shkëmbore nuk kishte të bënte vetëm me aftësitë e këtyre alpinistëve, por edhe me këto sfida të vështira. Udhëtimi i famshëm i gjashtë alpinistëve shqiptar që prekën majën më të larët të botës, Everest, në maj të vitit të kaluar, është zbuluar nëpërmjet një ekspozite fotografike nga njëri prej gjashtë alpinistëve. Janë mbi 100 fotografi, të cilat Fation Plaku, ka vendosur të prezantojë për publikun veshjet, objektet dhe sfidat të cilat tregojnë këtë udhëtim të vështirë dhe të bukur në të njëjtën kohë. "Ne jetuam pesë javë në rrëzë të majës, duke e parë atë për çdo ditë kur në qiell nuk kishte re apo mjegull. Ne u sëmurëm dhe u shëruam jo një herë nga komplikacionet në organizëm, të cilat krijohen nga mungesa e oksigjenit deri sa e "detyruam" organizmin tonë të punonte me pak oksigjen. Dhe më 20 maj të vitit që lamë pas trupi ynë kishte arritur maksimumin e mundshëm të aftësive punuese në kushtet e ajrit të holluar të himalajave, si dhe e kishim ngarkuar veten psikologjikisht për të pasur zemër dhe vendosmëri që të sulmojmë majën. U nisëm dhe më 25 maj 2012 maja Everest ishte nën këmbët tona", tregon alpinisti Plaku.
Ekspozita
Bashkë me fotografitë, që tregojnë në mënyrë kronologjike përgatitjet e para të gjashtë alpinistëve, ngjitjen dhe kapjen e majës prej 8848 metrash lartësi, në ekspozitë vijnë të ilustruara edhe mjetet që shqiptarët e Everestit kanë përdorur gjatë ekspeditës së tyre. Fation Plaku, ka ekspozuar edhe flamurin shqiptar që u valëvit në majën e botës më 25 maj të vitit 2012, si dhe ka realizuar gjithashtu një dokumentar me xhirimet e udhëtimit. "Ishte një ide që më erdhi dhe nga shumë miq tanët, të cilët ishin të interesuar pasi e kanë parë thjesht një lajm në media. Shumë nga ata dhe opinioni publik ishin të interesuar të dinin shumë më tepër rreth kësaj ekspedite. Pyetjet janë të shumta rreth objekteve, bombolat e oksigjenit, lartësia e nisje me to etj", - shprehet Plaku.
Qëllimi
Pas një rrugëtimi 50-ditor dhe kushteve ekstreme të vështirësisë, grupi i alpinistëve shqiptar arriti çatinë e botës prej 8848 metrash më 25 maj të vitit 2012, një iniciativë kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë. Ditët e qëndrimit në lartësitë e himalajave, ku dominon kunji i rruzullit tonë u shoqëruan me shumë sakrifica fizike, emocionale, gastronomike, shëndetësore, për alpinistët shqiptarë, por ato u shoqëruan me përpjekje që shkonin në skajet fizike dhe emocionale të secilit. "U kthyem krenarë që thyem rekordin botëror të ngjitjes në lartësi, rekord, i cili qëndron gjithnjë atje, atje ku kanë shkuar para nesh shumë alpinistë dhe ku për çdo vit do të shkojnë të tjerë aventurierë që ta synojnë", thekson alpinisti Fation Plaku. Ekspozita në galerinë "FAP" të Universitetit të Arteve, do të qëndrojë e hapur deri më 3 shkurt.