E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Rama, “takohen” ne Bruksel, axhende te ndare

Kreu i qeverise, Berisha dhe kreu i opozites, Rama, jane “takuar” ne vizitat e tyre ne Bruksel. Ndonese jane nisur ne kohe te ndryshme, me axhende te ndryshme, ata kane zhvilluar takime ne seline e BE. Kryeministri Berisha u nis pasditen e djeshme ne Bruksel, ku do te marre pjese ne Samitin e nivelit te larte mbi Ballkanin, i organizuar nga “Miqte e Evropes”. Samiti drejtohet nga komisioneri i Bashkimit Evropian per Zgjerimin, Olli Rehn. Kreu i qeverise do te jete nje nga referuesit kryesore, lidhur me rolin e Bashkimit Evropian ne rajonin e Ballkanit. Pas Samitit, Kryeministri Berisha do te zhvilloje nje takim te vecante me komisionerin per Zgjerimin ne BE, Olli Rehn, takim qe do te pasohet nga nje konference e perbashket per shtyp. Ne kete samit marrin pjese Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, Kryetarja e Delegacionit te Parlamentit Evropian per marredheniet me Evropen Juglindore, Doris Pack, komisioneri i BE-se per Zgjerimin, Olli Rehn, Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci dhe perfaqesues te tjere te larte te Ballkanit. “Miqte e Evropes” eshte nje grupim i fuqishem organizatash per analizat dhe debatet politike ne Bashkimin Evropian. Nderkohe qe dhe kryetari i PS, Edi Rama, se bashku me ekipin e programit te PS nisen dje nje tur takimesh me zyrtare te larte te BE ne Bruksel. Keto takime do te sherbejne per te shkembyer eksperiencen e specialisteve te BE me ekipin qe po harton programin e PS. I shoqeruar nga anetari i Kryesise, Arben Malaj, nga drejtori Fondacionit “Qemal Stafa”, Saimir Tahiri, nga nenekretaret e Programit, Ilir Beqja dhe Ervin Bushati, nga kryetarja e Komisionit te Arsimit, Ledi Shamku, si dhe nga nenryetari i Komisionit te Bujqesise, Rezar Kola, Rama do te zhvilloje takime sipas nje axhende te ngjeshur. Rama u takua me drejtorin e Drejtorise se Zgjerimit per Shqiperine, Bosnjen, Serbine, Malin e Zi dhe Kosoven, Pierre Mirel. “Nisja pothuajse nje vit e gjysme perpara zgjedhjeve e konsultimit me publikun dhe shoqerine ne teresi, per te ndertuar konsensus per ceshtje te programit te PS, eshte nje iniciative e shkelqyer, ndaj me duhet t’ju komplimentoj ju dhe partine tuaj”, tha Mirel.

Samiti eshte i ndare ne dy sesione, ku do te diskutohet per klimen e biznesit dhe ekonomine ne Evropen Juglindore. Tryeza e rrumbullaket do te mbledhe perfaqesuesit e institucioneve te Bashkimit Evropian, te OECD-se dhe organizatave te tjera nderkombetare, te qeverive te vendeve anetare te BE-se dhe qeverive te rajonit te Ballkanit, biznesmene

Kryetari i PS-se, Edi Rama, gjate qendrimit te tij ne Bruksel, do te zhvilloje gjate dites se sotme takime me kryetarin e grupin parlamentar te deputeteve socialiste evropiane, Martin Shultz. Takimet e ekipit te programit do te vazhdojne takimet per ceshtje me te rendesishme, sikunder jane evidentuar ne turin e kryetarit Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›